Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha: Akuzat e serbëve ndaj meje, histeria antishqiptare e udhëhequr nga Dick Marti
English

Kryeministri Berisha: Akuzat e serbëve ndaj meje, histeria antishqiptare e udhëhequr nga Dick Marti

E hënë, 27 dhjetor, NOA-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka cilësuar si shpifje deklaratat e Beogradit për tregtime në armë gjatë luftës në Kosovë.

Gazeta “Politika” e Beogradit ka shkruar sot se, “Berisha ka qenë një nga tregtarët kryesorë me armë në kohën e luftës në Kosovë, ndërsa shtëpia e tij në Tropojë ka qenë qendër për blerjen e armatimit”.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP, ai ka thënë se, pretendimet e kësaj gazete, që është zëdhënëse e ultranacionalizmit serb dhe avokate e gjenocidit serb në Bosnje dhe Kosovë, nuk janë asgjë tjetër, veçse shpifje raciste.

Në shkrimin e kësaj gazete, emri i Berishës përmendet nga katër dëshmitarë në dokumentet e Prokurorisë serbe për Krime të Luftës.

Këto akuza kreu i qeverisë shqiptare i ka cilësuar si histerinë anti-shqiptare të udhëhequr nga Dik Marti, të cilin e ka quajtur një racist, që pa asnjë provë, është duke u përpjekur të hedhë baltë në luftën e shqiptarëve të Kosovës.

a.y/NOA
KOMENTE