Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri: Vizat, fiksimi patologjik që tmerronte Ramën dhe në mes të natës
English

Kryeministri: Vizat, fiksimi patologjik që tmerronte Ramën dhe në mes të natës

Tiranë, 27 dhjetor, NOA Update – Edi Rama u angazhua me të gjithë potencialin e tij për të dështuar zgjedhjet e përgjithshme, sikundër unë u angazhova që ato të realizoheshin sa më mirë të ishte e mundur.

Kështu e vijoi fjalën e tij kryeministri Berisha gjatë seancës plenare, duke vijuar shigjetimin dhe kritikat ndaj politikës së ndjekur deri tani nga kryesocialisti.

“Ditën para zgjedhjeve, vendosi që t’i bojkotonte, por ia futën dy këmbët në një këpucë dhe u fut në zgjedhje”, shtoi Berisha.

Duke thënë më pas se Rama pasi humbi zgjedhjet, bëri ç’është e mundur që të hynte në koalicion me Partinë Demokratike, por ky vend kërkonte opozitë.

“Edi Rama më pas brofi duke thënë se nuk njeh rezultatin dhe parlamentin. Por ai është tallur me ju dhe jo me mua, se unë e respekton si kundërshtar politik, kurse me ju është tallur”, u tha ai më pas deputetëve socialistë.

Berisha kujtoi ndër të tjera edhe kërkesën e Edi Ramës për ngritje të komisionit hetimor mbi transparencën e zgjedhjeve.

“Ai nuk deshi, se kishte një fiksim patologjik, VIZAT. Ato e tmerronin dhe i prishnin gjumin në orën 4 të mëngjesit. Prandaj unë vendosa të mbroj me çdo kusht votën e qytetarëve shqiptarë nga një njeri që vetëm për interesa personale është gati të shkelmojë çdo gjë”, vuri në dukje kreu i qeverisë.

Socialistëve u tha më pas se Rama i futi në grevën e urisë, pikërisht në momentin kur pritej momenti për heqjen e vizave...(vijon)

n.e/NOA

Lexoni gjithashtu: Berisha: Opozita, "mision i pamundur"

KOMENTE