Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kundërshtari i “të fortit” Putin, Khodorkovski, dënohet për herë të dytë
English

Kundërshtari i “të fortit” Putin, Khodorkovski, dënohet për herë të dytë

Mikail Khodorkovski dhe partneri i tij në biznes, Platon Lebedev, janë gjetur fajtorë për vjedhjen e miliarda dollarëve nga kompania e tyre që merrej me industrinë e naftës dhe gazit.

Kjo është hera e dytë që gjykata moskovite e nxjerr fajtor Khodorkovskin. Ende nuk dihet dënimi, pasi ai bëhet publik vetëm pas leximit të plotë të vendimit - çfarë mund të marrë disa ditë.

Ndonëse verdikti nuk është shqiptuar ende, shumë besojnë se njeriu, i cili për shumë kohë ishte më i pasuri i Rusisë, do të jetë në burg edhe gjatë zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, të parapara për në vitin 2012.

Jashtë sallës së gjyqit, mbështetësit e Khodorkovskit thërrisnin “Liri” dhe “Turp”. Sipas tyre, akuzat ndaj Mikhail Khodorkovskit janë të motivuara politikisht.

Përpara gjykatës ishin mbledhur rreth 1500 persona, 20 nga të cilët janë arrestuar. Gazetari i radios Evropa e Lirë, që gjendej në sallën e gjyqit, thotë se Khodorkovski dhe Lebedevi ishin në një lloj kafazi të qelqtë në kohën e leximit të akuzave.

Nga ana tjetër, Borisi, i ati i Khodorkovskit, i cili është në moshë të thyer, ndiqte i dëshpëruar leximin e verdiktit.

Aktualisht, Khodorkovski gjendet në burg duke vuajtur dënimin prej tetë vjetësh nën akuzat për evazion fiskal dhe manipulime financiare.

Nga viti 2003, kur u arrestua për herë të parë, ai është akuzuar se ka vjedhur 25 miliardë dollarë nga kompania e tij Yukos. Këto akuza, së bashku me ato për pastrim parash, u bënë të ditura në vitin 2007.

Shumë besojnë se Khodorkovski do të mbetet në burg deri në 2017-ën.

Zëdhënësi i ekipit mbrojtës të Khodorkovskit thotë se akuzat janë absurde dhe bien ndesh me përfundimin e gjykimit të parë.

“Gjëja kryesore që mungon tek akuzat, është një vepër penale e tashme. Edhe pas 20 muajsh gjykim, askush nuk arrin ta kuptojë se për çfarë veprash akuzohet Khodorkovski”, thotë Maksim Dbar.

Mbështetësit e Khodorkovskit thonë se një deklaratë e fundit e kryeministrit Vladimir Putin është dëshmi se sistemi rus i drejtësisë kontrollohet nga sipër.

Gjatë një programi televiziv, Putini tha se krimet e Khodorkovskit janë provuar në gjykatë. Avokatët e ish-shefit të Yukos-it e akuzojnë Putinin se po ndërhyn në procedurat e gjykatës.

Presidenti aktual i Rusisë, i cili shpesh ka premtuar të pastrojë sistemin e drejtësisë, është përpjekur t’i hedhë poshtë akuzat se fati i gjykimit të Khodorkovskit është përcaktuar në Kremlin.

“As presidenti, as ndonjë zyrtar shtetëror nuk ka të drejtë të shprehë pozicionin e vet mbi këtë çështje apo çështje të tjera, përpara se të shqiptohet verdikti”, ka thënë Dimitri Medvedev.

Një nga këshilltarët kryesorë të Medvedevit tha se Khodorkovski duhet të lirohet. Por, askush nuk e beson një gjë të tillë, pasi krimi i vërtetë i Khodorkovskit është kërcënimi politik që ai paraqet për Putinin.

Khodorkovski ka financuar parti opozitare dhe ka përdorur ndikimin e tij për të lobuar kundër Putinit.

Edhe nëna 77-vjeçare e Khodorkovskit thotë se autoritetet i tremben të birit.

“Ajo që po ndodh në Rusi, është e tmerrshme për njerëzit brenda vendit dhe ndoshta nuk është e këndshme as për vendet evropiane, pasi pranë tyre është një shtet autoritar dhe kriminal”, thotë Marina Khodorkovkaja, nëna e njeriut që dikur ishte më i pasuri i Rusisë, por aktualisht vuan dënimin në Siberi. /rfe/

Foto e dytë: Mbështetëse e Khodorkovskit. Moskë, 27 dhjetor 2010

KOMENTE