Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ngjela: Opozita e Bashkuar rinis protestat në janar
English

Ngjela: Opozita e Bashkuar rinis protestat në janar

Tiranë, 27 dhjetor, NOA-Përfaqësuesi i opozitës së bashkuar Spartak Ngjela, është deklaruar i prerë lidhur me rrugën e ardhshme të opozitës.

Në janar do të rifillojnë protestat, është shprehur ai për mediat, duke lënë të nënkuptohet se kjo ndërprerje vjen për shkak të festave.

“Situata ekonomike është e rëndë. Gjendja e papërgjegjësisë së kësaj qeverie ka krijuar përmbytje, varfëri dhe papunësi dhe këto tregojnë se kemi të bëjmë me një qeveri që drejtohet me paranojë dhe pa arsye”, ka deklaruar Ngjela, kryetari i partisë Ligj dhe Drejtësi.

Më tej ai ka theksuar se qeveria ka dëshmuar se është tërësisht e paaftë të nxjerrë vendin nga kriza, madje sipas tij e ka zhytur popullin më thellë në krizë.

a.y/NOA
KOMENTE