Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një krijesë e çuditshme po bën me “dhimbje koke” shkencëtarët
English

Një krijesë e çuditshme po bën me “dhimbje koke” shkencëtarët

Kenia, 27 Dhjetor, NOA- Një kafshë "e çuditshme" shumë leshatake është parë rreth parkut kombëtar të Masai Mara në Kenian jugperëndimore. Krijesa, siç shkruhet në “Oasis” është me qime në ngjyrë kafe të errët, të gjata derisa i mbulohen dhe sytë.

Dy mustaqe të trasha dhe një mjekër e gjatë rrethon fytyrën e saj. Kafsha duket të jetë një lloj i gazelës Thompson, por gjëja e çuditshme, sipas kësaj reviste që merret me florën dhe faunën, janë pikërisht qimet "shumë më të gjata se normalja duke e bërë atë gati të panjohur”. Krijesa në fjalë gjysmë gazelë dhe gjysmë luan është fotografuar nga një fotograf italian Paolo Torchio i cili është intriguar nga ky katërkëmbësh. Lajmi i zbulimit të kësaj krijese të çuditshme është marrë nga faqja e internetit që ka të bëjë me lajmet e Tanzani Ippmedia. Revista thekson se një kafshë e tillë e ngjashme është parë edhe në parkun Kombëtar të Serenget në Tanzani.

Kafsha enigmatike i ka bërë me “dhimbje koke” shkencëtarët të cilët janë duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë lloji është. Krijesa është parë fillimisht në parkun Serengeti tetorin e kaluar nga disa turistë të cilët janë përpjekur për ta fotografuar atë por pa sukses.

Paskal Shelutete, zedhënësi i parkut Serengeti ka thënë: "Ne nuk e dimë nëse është një specie e re apo një mutacion gjenetik".

"Ajo që duket shumë e çuditshme është se kjo kafshë ishte edhe në Serengeti - thotë fotografi italian- ajo mund të ketë emigruar ose ka ekzemplarë të tjerë edhe në Tanzani".

a.e./NOA

KOMENTE