Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për ditën e nesërme nga NOA dhe Meteoalb
English

Parashikimi i motit për ditën e nesërme nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 27 Dhjetor 2010 NOA - Vranësirat dhe shirat e dobët parashihet të mbeten prezente nesër në zonat malore te Shqipërisë. Konkretisht ne Bajram Curri, Kukes, Puke, Peshkopi si edhe ne Korçë, Erseke, Bilisht do te bien shira me intensitet te ulet.

Ndersa pjesa tjetër e vendit do te dominohet nga alternime te kthjellimeve dhe vranesirave, kthjellimet me te dukshme do te jene ne zonat bregdetare. Durres, Vlore, Sarande dhe Himare.

Për ditën e nesërme, temperatura më e ulët pritet të shënohet në Korçë, -4 gradë Celsius. Kurse më e larta, në Sarandë, 14 gradë Celsius.

Në rajon, Prishtina do të ketë temperaturën -7 gradë Celsius kurse në Evropë Oslo do të arrijë deri në -18 gradë Celsius.

Temperatura më e lartë jashtë vendit pritet të shënojë sërish në Athinë, 16 gradë Celsius.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e ditës do te vijoje me mot te kthjellet ne zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa ne zonat malore do te kete vranësira dhe shira lokale. Sidomos ne Juglindje te vendit.

Ne mbremje dhe gjate nates parashikohet qe kthjellimet te dominojnë ne te gjithe vendin.

Temperaturat ajrit do te pesojne 3 grade renie ne mengjes por edhe mesdita do te sjelle 2 grade renie te temperaturave ne vend.

Era do të fryje mesatare ne toke dhe ne det me shpejtësi 35 km/h dhe drejtim Juglindor, kjo do te beje qe dallgezimi ne Adriatik dhe Jon te arrije 4 balle.

Europa

Nje qender me presion te ulet atmosferik do te vendoset ne Europen juglindore shoqeruar nga fronte te ftohta atmosferike duke bere qe vranesirat dhe reshjet e shiut e debores te jene me intensitet te larta.

Problematike situata paraqitet edhe ne ishujt Britanike ku reshjet e shiut dhe te debores do te bien gjate gjithe dites.

Po ashtu Ballkani Lindor do te mbetet me vranesira dhe reshje shiu e debore por nuk do te mungojne dhe stuhite e forta te eres ndersa pjesa tjeter e kontinentit do te dominohet nga moti i kthjellet.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Kroacia alarmon per debore te dendur dhe temperatura te ulëta;

Greqia rrezikohet nga shkarkesa me rrufe;

Franca do te rrezikoje reshje debore dhe temperatura te ulëta.

e.r/NOA

KOMENTE