Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plagosi me thikë dy vëllezër, bie në pranga i dënuari më parë për vjedhje
English

Plagosi me thikë dy vëllezër, bie në pranga i dënuari më parë për vjedhje

Tiranë, 27 dhjetor, NOA – Policia e kryeqytetit në vijim të operacioneve për zbulimin e hajdutëve apo të atyre që kërcënojnë jetën e qytetarëve në kryeqytet pas një bashkëpunimi efektiv me qytetarët e dëmtuar arriti të vërë në pranga në flagrancë shtetasin Lavdërim Bajram Koçeku, 21 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Fushë Mëzez. I dënuar më parë me 10 muaj e gjysmë burg për vjedhje, 21 vjeçari Lavdërim Koçeku u arrestua dje rreth orës 12.00, në Rrugën “Migjeni” në Laprakë, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ai plagosi rëndë me armë të ftohtë thikë dy vëllezër, 20 vjeçarin Erjon Liman Gjoka dhe 15 vjeçarin Flogert Liman Gjoka, të cilët aktualisht ndodhen të shtruar në Spitalin Ushtarak Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e kryeqytetit informon se ndërkohë ka nisur proçedimin penal në gjendje të lirë, për 17 vjeçarin me iniciale H.H, i cili plagosi me sende të forta gjatë këtij konflikti 26 vjeçarin Klodian Besim Suci.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për konsumim të veprës penale të plagosjes së lehtë me dashje.

mit/NOA
KOMENTE