Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tetovë, “Kujtojmë yjet letrare”, takim poetik për poetët Nexhat Pustina e Mustafa Laçi
English

Tetovë, “Kujtojmë yjet letrare”, takim poetik për poetët Nexhat Pustina e Mustafa Laçi

Tetovë, 27 dhjetor, NOA – Poetët shqiptarë të Maqedonisë Nexhat Pustina dhe Mustafa Laçi janë përkujtuar mbrëmë në Tetovë në një takim poetik kushtuar krijimtarisë tyre poetike i titulluar “Kujtojmë yjet letrare”. Mbrëmja letrare u çel me poezinë “Fjala ime” të poetit Nexhat Pustina, e cila u recitua në mënyrë artistke nga aktori Arsim Kaleci.

Më pas, prof. dr. Ejup Ajdini lexoi referatin “Heshtja që vrau poetin” kushtuar poetit Nexhat Pustina.

Ndërsa poeti Remzi Salihu lexoi referatin “Horizonti lirik në kohën e Kafkës së ndijshme poetike” kushtuar poetit Mustafa Laçi.

Mbrëmjes poetike nuk i mungoi as lrizmi përmes tingujve të muzikës, ku përmes violinës së Lida Aliut erdhën për të pranishmit nota intime të njohjes me poetët.

Më pas aktiviteti vijoi me orën letrare, ku poetët e pranishëm Vjollca Berisha, Alush Kamberi, Shaip Emërllahu, Ejup Ajdini, Iljaz Osmani, Rami Kamberi, Nijazi Saliu, Ekrem Ajruli, Daim Ilazi, Eroll Veliu, Adem Abdullahu, Ibrahim Qazimi, Kasem Shaqirvela, Sulejman Mehazi etj, recituan poezitë e tyre nën melodinë që prodhonte loja në kitarë e Lulzim Jasharit.

Në kuadër të takimit letrar, Shoqata e artistëve “Pushkin” ndau medalje mirënjohjeje për poetët Nexhat Pustina Mustafa Laçi, për kontributin e tyrë të vyer në lëmin e kulturës, letërsisë dhe arsimit shqip.

Dekoratat u ndanë nga kryetari i Shoqatës së artistëve “Pushkin” Bujar Plloshtani dhe ideatori Daim Ilazi, dekorata të cilat iu dorëzuan familjarëve të poetëve.

Mbrëmja letrare e mbështetur nga komuna e Tetovës u përmbyll me një pjesë muzikore në flaut, e luajtur për të ftuarit nga flautistja Albana Mustafa.

mit/NOA
KOMENTE