Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjidhja e krizës politike, mazhoranca dhe opozita ende diskutojnë arritjen e kompromisit
English

Zgjidhja e krizës politike, mazhoranca dhe opozita ende diskutojnë arritjen e kompromisit

Tiranë, 27 dhjetor, NOA/ Irma Toptani – Vetëm pesë ditë na ndajnë nga mbyllja e vitit 2010, vitit të shënuar nga grevat e protestat e opozitës për transparencën e zgjedhjeve të shkuara parlamentare të 28 qershorit, por edhe një sërë vendimesh të rëndësishme për shqiptarët si heqja e vizave. Ardhja e 2011-ës, pritet që të paktën të shënojë një fitore të përbashkët të mazhorancës dhe opozitës, atë të zgjidhjes së krizës së tejgjatur politike në vend, që mban peng politikën shqiptare, por edhe një sërë reformash të rëndësishme që kërkojnë miratimin e tyre me një shumicë të cilësuar votash. Mazhoranca dhe opozita pritet të rivënë në diskutim sot në mesditë zgjidhjen e ngërçit politik mes tyre, duke synuar të arrijnë një marrëveshje për ngritjen e komisionit hetimor të zgjedhjeve të verës së vitit 2009.

Dy palët do të ridiskutojnë për një pikë të rezolutës së PS-së për zgjidhjen e krizës, atë të vënies apo jo në dispozicion të komisionit hetimor sa i përket kutive të materialeve zgjedhore, një aspekt për të cilin socialistët nuk janë të gatshëm të lëshojnë pe.

Por, në këtë pikë edhe demokratët janë të vendosur se do të respektojnë vetëm kushtetutën dhe ligjin zgjedhor, që parashikon se dokumentacioni duhet të dorëzohet në KQZ dhe pastaj ky i fundit te vere ne dispozicion te komisionit materialet, te cilat duhet te dorezohen mandej ne arkiv.

Të dyja palët përfaqësohen në këtë takim te trete për arritjen e një marrëveshjeje nga dy deputetë, përkatësisht, opozita përfaqësohet nga sekretari ligjor i PS-së, deputeti Fatmir Xhafaj dhe deputeti Damian Gjiknuri, ndërsa mazhoranca nga kreu i komisionit të ligjeve, deputeti i PD-së Ilir Rusmali dhe deputeti tjetër Viktor Gumi.

Pas dy takimesh për arritjen e një marrëveshjeje, të cilat nuk sollën një kompromis, ky i sotmi, disa orë para seancës së posaçme parlamentare të kuvendit për ngritjen e komisionit hetimor, pritet me gjasë të vere ne jete atë që s’u arrit për 18 muaj rresht.

Porse skeptikët nuk besojnë në këtë fakt, vetëm në rast se dy palët kanë lënë mënjanë alibitë e tyre për mosmarrëveshje dhe do të ulen për të rënë dakort në vigjilje të Vitit të Ri.

Sot kur mendohet të vendoset edhe pakti për zgjidhjen e krizës politike, do të vendoset edhe nëse drejtimi dhe shumica e komisionit parlamentar hetimor të zgjedhjeve të 28 qershorit, do t'i jepen opozites, porse sipas mazhorancës ligji nuk e parashikon këtë.

Nuk dihet nëse ashtu sikundër kreu i mazhorancës Sali Berisha i kishte premtuar PS-së, do të lëshojë pe, për t’ia lejuar asaj jo vetëm shumicën e anëtarëve në këtë komision, por edhe drejtimin.

Gjithsesi në seancën e fundit maratonë prej 15 orësh debat, ku u diskutuan jo vetëm mocioni me debat për integrimin e vendit i kërkuar nga opozita, por edhe ngritja e komisionit hetimor parlamentar për hetimin e zgjedhjeve, nuk u arrit dot kompromisi për zgjidhjen e krizës.

Pasi dy palët vendosën që deri në fund të vitit do të uleshin për të arritur marrëveshje, e hëna e sotme pritet të jetë pikënisja e zgjidhjes së ngërçit politik, gjithnjë nëse palët do të arrijnë një marrëveshje.

Pas diskutimeve të pritshme mes mazhorancës dhe opozitës, sot në orën 17.00 do të mbahet seanca e fundit plenare për këtë vit, ajo që do të vendosë për ngritjen e komisionit hetimor të zgjedhjeve të shkuara dhe transparencën e tyre, e kërkuar prej muajsh nga opozita.

KOMENTE