English

Arrestohet 19-vjeçari, po vidhte me dhunë një banesë

Shkodër, 28 dhjetor, NOA – Forcat e policisë së Shkodrës, kanë arrestuar në flagrancë 19-vjeçarin Sokol Bajraktari.Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë, për arsye se pas një informacioni të marrë prej tyre për vjedhje banese, menjëherë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur kapjen në flagrancë të autorit, i cili po vidhte me thyerje banesën e një personi me inicialet Xh.C.

Kapja e autorit të ngjarjes u bë brenda banesës në fjalë, ku i lartpërmenduri kishte hyrë me forcë, duke tentuar më pas t`i fshihet forcave të policisë, brenda kësaj banese.

Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale dhe materialet, në ngarkim të Sokol Bajraktarit, iu kaluan prokurorisë së Shkodrës, për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë”.

n.e/NOA

KOMENTE