English

Biçikleta shkakton infertilitetin mashkullor

SHBA, 29 Dhjetor, NOA- Përdorimi i biçikletës për një periudhë më shumë se 5 orë në javë mund të jetë shkaku i problemeve të infertilitetit.

Kjo është ajo që ka dalë nga një studim i Universitetit të Bostonit, drejtuar nga profesor Lauren Wise dhe botuar në revistën "Fertility dhe Sterility"

Studimi është bazuar në të dhënat e 2.261 personave.

2.261 persona i janë nënshtruar testeve mjekësore dhe një pyetësori që përfshinte pyetje dhe në lidhje me aktivitetet sportive të tyre. Rezultati ka treguar se meshkujt që kalonin më shumë se 5 orë në javë në biçikletë kishin një numër më të të ulët të spermatozoideve në krahasim me meshkujt e tjerë (rreth 6% më të ulët në krahasim me ata persona që bënin një jetë sedentare).
Jetë sedentare apo çiklizëm? Bazuar në këto shifra, hulumtuesit kanë treguar se çiklizmi, të paktën në këtë kontekst, ishte më i dëmshëm se një mënyrë jetese sedentare.

Por jo vetëm kaq. Sipas studiuesve në Boston, ky lloj sporti ndikon negativisht në infertilitetin mashkullor edhe në aspektin e lëvizshmërisë së spermës. Grupi i çiklistëve e kishte 13% më të pakët se grupi tjetër.

Profesor Wise thotë se ky studim është në fazën paraprake dhe të dhënat janë shumë të pakta për të arritur në përfundime. Kjo për shkak se: "Grupi i studiuar ishte i përbërë nga njerëz që ishin kishte kthyer në një klinikë për problemet e infertilitetitit, dhe për këtë arsye ka shumë të ngjarë që të ketë probleme. Për të vërtetuar konkluzionin në fjalë studimi duhet të përsëritet në një numër më të madh njerëzish”.

Ekspertët shpjegojnë se sportet e tjera nuk duket se ndikojnë, pozitivisht ose negativisht.

a.e./NOA

KOMENTE