English

Elton Xhon bëhet me djalë

Londër, 28 dhjetor, NOA – Një lajm i veçantë ka përshkuar botën e muzikës gjatë ditëve të pas-Krishtlindjes, ndërsa është mësuar se ylli i muzikës pop, Elton Xhon është bërë baba.

Së bashku me partnerin e tij, ai është bërë prind i një djali, i cili do të mbajë emrin Zakari Xhekson Levon Furnish-Xhon.

Mësohet se ai ka lindur ditën e Krishtlindjeve në Kaliforni, nga një grua e cila ka pranuar të jetë nëna biologjike e djalit të këngëtarit.
Në fakt, Elton Xhon dhe partneri i tij Dejvid Furnish u përpoqën të birësonin një fëmijë të infektuar nga virusi HIV në Ukrainë, por një gjë e tillë nuk u lejua nga autoritetet.

n.e/NOA

KOMENTE