Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Festat e Fundvitit për 247 fëmijë të policëve të rënë, Berisha: Ju garantoj mbështetje
English

Festat e Fundvitit për 247 fëmijë të policëve të rënë, Berisha: Ju garantoj mbështetje

Tiranë, 28 dhjetor, NOA – Në vigjilje të Vitit të Ri, 247 fëmijëve deri në moshën 18 vjeç, fëmijë të punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës u janë dhuruar një shumë prej 20 mijë lekësh (të reja), kontribut i punonjësve të Policisë së Shtetit, si dhe u janë shpërndarë dhurata të sponsorizuara nga Fondacioni Ndërkombëtar Zviceran SFI, ndërkohë që familjet pa fëmijë ose me fëmijë mbi 18 vjeç kanë përfituar nga 10 mijë lekë (të reja). Kjo ndihmë ndaj bijve të policëve që kanë lënë jetën e tyre për t’i shërbyer vendit u shpërnda nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në një festë të posaçme për Vitin e Ri të organizuar për fëmijët e punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës.

Në këtë ceremoni festive mori pjesë edhe Kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse në këtë ceremoni, kryeministri Sali Berisha, duke i uruar fëmijët për Vitin e Ri, ka shprehur nderimin për veprën dhe sakrificën sublime të punonjësve të rënë në krye të detyrës.

“Të dashur vajza, djem, bashkëshorte, prindër, familjarë të policëve të rënë në krye të detyrës. Ju përshëndes shumë përzemërsisht, ju uroj ju, fëmijëve, familjeve të policëve të rënë, një vit të ri të mbarë, me shëndet, suksese dhe gëzime”, u shpreh kryeministri.

Ai i garantoi fëmijët e policëve që kanë rënë në detyrë se qeveria do t’u gjendet gjithnjë pranë për t’ua lehtësuar sadopak dhimbjen e humbjes së etërve dhe për të ndërtuar të ardhmen që mertitojnë.

“Ju garantoj se qeveria, do të bëjë gjithçka që të lehtësojë përpjekjet tuaja për të ndërtuar të ardhmen që ju meritoni. Ne me asgjë nuk mund të zëvendësojmë më të dashurit tuaj, por ne do të bëjmë gjithçka, që të keni mbështetje të plotë siç e meritoni, ky është një detyrim i madh i shoqërisë shqiptare ndaj jush, ndaj familjeve tuaja. Sakrifica sublime e baballarëve tuaj, e bashkëshortëve tuaj, e fëmijëve tuaj, qëndron në themel të rezultateve, të sukseseve, të garancisë së jetës, pronës, veprimtarisë së qytetarëve shqiptare, por edhe në themel të njërës prej arritjeve personale me të mëdha në jetën e çdo shqiptari, siç është lëvizja e lirë në Europë”, theksoi shefi i ekzekutivit.

Gjatë ceremonisë festive e mori fjalën edhe ministri i Brendshëm Lulzim Basha, i cili deklaroi se me kuadrin e ri ligjor për trajtimin e plotë të familjeve të punonjësve të policisë të rënë në detyrë, realizohet objektivi, që asnjë familje të mos mbetet jashtë vëmendjes.

“Mund t’ju them se për herë të parë kemi një kuadër ligjor të plotë i cili jep vendime të plota, të pacunguara të këtyre familjeve, por kemi përveç këtij kuadri ligjor edhe një interes të veçantë nga strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, i cili manifestohet nëpërmjet këtij kontakti të vazhdueshëm me familjet për të trajtuar çdo problem apo shqetësim të tyre dhe mendoj se do të jetë një zhvillim i jashtëzakonshëm në krahasim me praktikat e kaluara. Objektivi im ka qenë që asnjë familje të mos mbetej jashtë vëmendjes. Mendoj që sot kemi të gjithë instrumentat, të gjithë praktikat që asnjë familje, asnjë familjar i punonjësve të Policisë së Shtetit rënë në detyrë, të mos mbetet jashtë vëmendjes”, theksoi ministri i Brendshëm.

Ministri i Brendshëm duke i përshëndetur të rinjtë tha se “Sot është ditë feste për të gjithë, ditë feste e veçantë, festat e fundvitit dhe festa e sotme ka për qëllim të plotësojë sado të mundet mungesën e prindit, mungesën e babait për 246 familje shqiptare, ku 246 familjarët kanë rënë në krye të detyrës si punonjës të Policisë së Shtetit”, tha ministri Basha.

Sipas Bashës, ligji i miratuar në parlament parashikon pagesën e plotë të efektivit të policisë të rënë në krye të detyrës duke përfshirë dhe ngritjen në gradë, pagesë, e cila do të merret nga familjarët, nga fëmijët, nga bashkëshortja e të rënëve në krye të detyrës. Basha sqaroi se ligji parashikon edhe kredi me interes zero për strehimin e këtyre familjeve që kanë nevojë për strehim, bursë të plotë në universitetet publike ose private të vendit.

Ministri Basha informoi se këtë vit të gjithë fëmijët e policëve të rënë kanë fatin që ta ndjekin shkollën e lartë, universitetin, nëpërmjet programit të bursave të organizuar nga Ministria e Brendshme.

Festa e zhvilluar në hotel “Sheraton” vijoi me argëtimin e fëmijëve me muzikë dhe lojëra argëtuese e po kështu nuk munguan as dhuratat nga fondacioni SFI dhe donatorë të tjerë. Po kështu jashtë kuadrit ligjor, ministri e Brendshme ka marrë masat që atyre t’u dhurohen të paktën 10 ditë pushim falas në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Durrës, një ide e vënë në jetë që këtë verë.

Urime të përzemërta u ka drejtuar fëmijëve të punonjësve të rënë në krye të detyrës edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, i cili tha se “ditët e festave, përveç gëzimit që mbartin, na e bëjnë akoma më të ndjeshëm dhimbjen për mungesën e njerëzve tanë të dashur. Do të doja shumë të dashur fëmijë që mungesa e figurës atërore, të mos bëhej shkak për të frenuar gëzimin tuaj në pritje të dhuratave që sjellin këto festa por, përkundrazi, t’ju bëjë krenarë për etërit Tuaj e veprën e tyre, kontributin e çmuar që kanë dhënë në mbrojtje të rendit e sigurisë publike, të jeni krenarë, sepse nga baballarët tuaj ju keni trashëguar një emër që do t’ju nderojë gjithë jetën tuaj”, vlerësoi Burgaj.

mit/NOA
KOMENTE