English

Libri “Pena e Gardianit”, autori dhuron 500 kopje për të burgosurit

Tiranë, 28 dhjetor, NOA - Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Përgjegjësi të Barabarta, Ahmet Dursun, do të dhurojë 500 kopje të romanit “Pena e Gardianit”, në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Ceremonia e dhurimit të librave do të organizohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ditën e mërkurë datë 29 dhjetor 2010, ora 12:00.

Libri “Pena e Gardianit”, e shkruar prej Dursun, sjell për herë të parë në vëmendjen e lexuesit një pjesë të realitetit të burgut shqiptar të pas viteve ’90. Ky roman ka marrë vlerësime të mira nga kritika vendase dhe së shpejti pritet të botohet në ShBA, Itali, Greqi dhe Gjermani.

a.k/NOA

KOMENTE