English

OST: Ndërprerje energjie, shkak punimet në linjën Kashar-Selitë

Tiranë, 28 dhjetor, NOA - Punimet në linjën Kashar-Selitë kanë bërë që të mungojë energjia elektrike në disa zona të kryeqytetit shqiptar.

Konkretisht, bëhet fjalë për ndërprerjet e energjisë elektrike nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 14:00.

Sipas të dhënave të komunikuara nga njësia operative për Tiranën pranë Operatorit të Sistemit të Transmetimit, mungesë të energjisë elektrike do të ketë në Yzberisht, Mëzez, Misto Mame, Kodër Kamëz, Valias, Laknas dhe Tapizë.
n.e/NOA

KOMENTE