Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pesë veti të dobishme të kivit që duhet të dini ti përfitoni
English

Pesë veti të dobishme të kivit që duhet të dini ti përfitoni

Tiranë, 29 Dhjetor, NOA- Kivi, ky frut me origjinë nga Kina është tejet i pasur me vitaminat C, A, E, kalium dhe fibra.
Përveç kësaj, 5 veti të dobishme për njeriun janë të lidhura me këtë frut:

1. Mbron sytë nga plakja
Luteina dhe zeaksantina veprojnë si një mburojë kundër degjenerimit makular. Sipas një studimi të publikuar në “Ophthalmology”, luteina filtron rrezet e dëmshme dhe parandalon kataratan, glaukomën dhe vetë degjenerimin makular. Ndërsa zeaksantina, rrit efektin e të parit. Sipas këtij studimi duhet të hahen tre kivi në ditë.

2. Lufton impotencën mashkullore
Kivi përmban amino argininan, një acid me efekte vasodilatatori për organet gjenitale mashkullore.

3. Ndihmon lëkurën
Vitaminat antioksidante të kivit e bëjnë lëkurën tuaj më elastike dhe rinore.

4. Parandalon sëmundjet kardiovaskulare
Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Oslos, kivi ul trigliceridet (yndyrnat) në gjak.

5. Dhe në shtatzëni...
Një kivi në ditë i ofron grave shtatzëna acidin folik, i dobishëm kundër çrregullimeve në tubin nervor të fëmijës së palindur.

a.e./NOA

KOMENTE