Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Berisha dje tregoi se ka vjedhur zgjedhjet, s’heqim dorë nga transparenca
English

Rama: Berisha dje tregoi se ka vjedhur zgjedhjet, s’heqim dorë nga transparenca

Tiranë, 28 dhjetor, NOA – Me fjalimin e tij dje në Kuvend, gjatë seancës së fundit plenare për këtë vit, kryeministri Berisha nuk bëri gjë tjetër, veçse vërtetoi akuzat e hedhura nga opozita se ai i ka vjedhur vërtet zgjedhjet e 28 qershorit të vitit të kaluar.

Kështu u shpreh sot kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një komunikimi me mediat, duke reaguar para tyre lidhur me rrëzimin e kërkesës së PS-së për komisionin hetimor nga mazhoranca.

Në këtë mënyrë, sipas Ramës, Berisha nuk bëri gjë tjetër, veçse thellimit të mëtejshëm të krizës politike, pa mundur që t’i japë dot një zgjidhje asaj.

“Dje Saliu sërish foli pafund, shpifi për opozitën dhe i dha fund këtij viti parlamentar duke rrëzuar kërkesën e opozitës në mënyrën më të dëmshme duke thelluar krizën”, - theksoi Rama konkretisht lidhur me një fakt të tillë.

Duke shtuar se opozita është mëse e vendosur për të bërë transparencën e zgjedhjeve dhe nuk tërhiqet prej saj, duke këmbëngulur se kjo është një kërkesë e drejtë, që vetëm përmes realizimit të saj, mund të rikthehet stabiliteti politik në vendin tonë.

n.e/NOA

KOMENTE