Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studimi i Newsweek: 100 vendet ku jetohet me mirë, Shqipëria në vend të 56
English

Studimi i Newsweek: 100 vendet ku jetohet me mirë, Shqipëria në vend të 56

Londër, 28 dhjetor, NOA – Një studim i revistës prestigjioze Newsweek e vlerëson Shqipërinë si një nga vendet ku jetohet mirë. Në klasifikimin botëror Shqipëria renditet në vendin e 56-të, mes 100 vendeve ku bëjnë pjesë dhe shtetet më të mëdha të botës.

Studimi i revistës së mirënjohur, bazohet në edukimin e popullsisë, shëndetin, cilësinë e jetës, dinamikën ekonomike dhe zhvillimet politike.

Pikët më të larta, Shqipëria i merr në edukimin dhe sistemin arsimor duke lënë pas dhe një sërë vendesh të zhvilluara. Ajo vlerësohet me kuotën 81.02 në arsim. Ndërkohë që kuota më e lartë është ajo e vendeve nordike me rreth 100 pikë.

Në studimin e Newsweek vlerësohet se “gati 99 për qind e shqiptarëve janë të arsimuar”.

Edhe për jetëgjatësinë Shqipëria ka një vlerësimi më të madh. “Pavarësisht se një nga vendet më të varfra në Evropë, mesatarja e jetëgjatësisë është 78-vjeç”, evidenton Newsweek, duke e vlerësuar si një shifër mjaft të mirë, në krahasim me Gjermaninë, që edhe pse një vend i zhvilluar e ka moshën mesatare 79 vjeç.

Në vendet e para janë Finlanda, Zvicra, Suedia dhe Australia.

a.k/NOA

KOMENTE