Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Vizitorë nga Kozmosi”, shfaqet nesër në Arkivin e Filmit
English

“Vizitorë nga Kozmosi”, shfaqet nesër në Arkivin e Filmit

Tiranë, 28 dhjetor, NOA – Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit do të paraqes nesër filmin gjerman, “Vizitorë nga Kozmosi” ( Chariots of the Gods, Gjermani, 1970) me regji të Harald Renl dhe skenar të Wilhelm Roggersdorf.

Skenari i filmit bazohet mbi librin bestseller të Erich Von Daniken lidhur me misteret e lashta të botës, si piramidat e Egjiptit, Meksika dhe fushat e Peruse, vizatime të lashta neper shpella, monumentet e Ishujve te Lindjes, etj.

Filmi trajton dilemat nëse këto gjëra të çuditshme dhe qytetërimi modern mund të kenë qenë ndikuar nga qindra jashtëtokësorë që kanë vizituar Tokën qindra, ose mijëra vjet më parë.

Ky film është nominuar për Oskar në vitin 1971, në kategorinë e filmit dokumentar. Filmi do të shfaqet nesër në orën 12:00 në Sallën e AQSHF.

a.k/NOA

KOMENTE