English

Vujanoviç: Nuk jemi gati për marrëdhënie diplomatike me Kosovën

E martë, 28 dhjetor, NOA- Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç është shprehur sot se Mali i Zi nuk është gati për marrëdhënie diplomatike me Kosovën.

Sipas tij nuk janë krijuar ende kushtet për të ndezur dritën jeshile për shkëmbimin e ambasadorëve derisa në Kosovë nuk do të jetë pranuar bashkësia etnike malazeze.


“Kusht për shkëmbimin e ambasadorëve është që Prishtina të gjejë hapësirë për përfaqësimin autentik të malazezëve në Parlamentin kosovar”, është shprehur Vujanoviç, duke i lënë kështu të ngrira raportet mes dy shteteve.

a.y/NOA
KOMENTE