Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Alarmi/ Peshku i skuqur i dëmshëm për shëndetin
English

Alarmi/ Peshku i skuqur i dëmshëm për shëndetin

SHBA, 30 Dhjetor, NOA- Peshku është i mirë për shëndetin, por nuk duhet të jetë i skuqur. Kjo, jo se peshku humbet vetitë e tij të vlefshme nëse gatuhet me vaj të nxehtë, por se i skuqur ai provokon inktusin.

Alarmi vjen nga një studim amerikan drejtuar nga doktor Fadi Nahab dhe publikuar në revistën shkencore “Neurology”. Dr. Nahab dhe ekipi i tij ka analizuar të dhënat lidhur me shëndetin dhe të ushqyerit e 21.675 personave që jetojnë në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara.

Fillimisht, kjo është bërë për të identifikuar zonat ku ishin më të shumta rastet e infarktit cerebral. Ekspertët vunë re se rastet më të shumta u gjetën në shtetet e Amerikës juglindore.

Në dritën e këtyre të dhënave, hulumtuesit kanë fokusuar të ushqyerit e personave rezidentë në këto zona të cilët kanë plotësuar një pyetësor ku evidentohej se sa herë në javë e konsumonin peshkun dhe cila ishte metoda që përdorej për gatimin e tij.

Nga analiza e të dhënave u zbulua se peshku që konsumohej pothuajse gjithmonë i skuqur ishte arsyeja e rasteve të shumta të inkustit.

Doktor Nahab thotë se e skuqura përkeqëson acidet yndyrore omega 3 të peshkut, të cilat duke u ekspozuar të gjithë trupin, sidomos në pjesën e trurit, shkaktojnë iktusin dhe crregullime të tjera të ngjashme. Ndaj ai rekomandon të hahet peshk të paktën dy herë në javë, por jo i skuqur.

a.e./NOA

KOMENTE