English

Andy Park, njeriu që ka vendosur të martohet me një pemë Krishtlindjesh

Londër, 30 Dhjetor, NOA- Andy Park, i njohur edhe si “Mr. Christmas” është një elektricist nga Melksham në Wiltshire i cili ka deklaruar kohët e fundit se ka ndërmend të martohet me pemën e tij të Krishtlindjeve dhe aktualisht është duke kërkuar një prift të gatshëm për ceremoninë.

47 vjeçari i pëlqen Krishtlindjet më shumë se çdokush tjetër në botë dhe këtë e demonstron çdo ditë prej 17 vitesh.

Që nga viti 1993 Andy feston Krishtlindjet çdo ditë të jetës së tij duke blerë rregullisht një shishe shampanjë, një dhuratë dhe natyrisht e mban shtëpinë e tij të dekoruar si dhe përgatit një drekë me të gjitha gatimet e Krishtlindjeve.

Dhe tani ai ka vendosur të martohet me pemën e tij të Krishtlindjeve.

Të dy kanë qenë së bashku për vetëm dy vjet, por ai siguron se këto vite ishin të mjaftueshme për të gjetur mirëkuptimin dhe intimitetin e nevojshëm për një lidhje të tillë.

a.e./NOA

KOMENTE