English

Dyshime mbi të ardhmen e Ançelotit

Londër, 29 dhjetor NOA - Pas humbjes së turpshme të Chelsea në sfidën kundër Arsenalit, tashmë mund të themi me bindje se bankina e Carlo Ancelottit është gjithnjë e më shumë në rrezik.

Me sa duket dhe vetë tekniku italian është tepër i vetëdijshëm që presidenti Abramovich në këtë kohë nuk është aspak i kënaqur nga rezultatet.

Ai pranon se një skuadër si Chelsea nuk mund të qëndrojë pa fituar në gjashtë gara.

“Mendoj se ende kam besimin e Abramovich, por tashmë nuk mund ta them me bindje”, - pohoi tekniku italian duke lënë në dyshim të ardhmen e tij tek ky ekip.

r.b/NOA

KOMENTE