Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjermeni: Për herë të parë pensionistët nuk marrin shpërblime
English

Gjermeni: Për herë të parë pensionistët nuk marrin shpërblime

Tiranë, 29 dhjetor, NOA - Partia Socialiste ka akuzuar mazhorancës së nuk interesohet për jetën që bëjnë qytetarët e vendit. Në një deklaratë për shtyp deputetja e PS, Eglantina Gjermeni kritikoi vendimin e qeverisë për të mos u dhënë shpërblime për fundviti pensionistëve.

“Vetëm koncertet e spotet propagandistike që ka organizuar gjatë vitit 2010 Sali Berisha kanë kushtuar më shumë sesa shpërblimi i fundvitit për këto kategori. Por Sali Berisha ka prioritet koncertet e propagandën dhe jo hallet e njerëzve”, tha ajo.

Gjermeni u shpreh se ky është një dështim që vjen si pasojë e korrupsionit, paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë të Sali Berishës. Ky vit filloi keq e po përfundon si mos më keq për këto kategori në nevojë, u shpreh deputetja Gjermeni.

“Për pensionistë shqiptarë, për të papunët shqiptarë, për dhjetëra e mijëra shqiptarë që mbijetojnë me asistencë ekonomike viti 2010 filloi keq, vazhdoi keq, e po përfundon si mos më keq”, tha ajo.

Ajo u shpreh se për herë të parë 540 mijë pensionistë, 90 000 shqiptarë që marrin ndihmë ekonomike, 80 mijë të papunë që marrin pagesën e papunësisë, “nuk do të marrin as gjelin e fundvitit sepse Sali Berisha ka vendosur të mos ua japë atyre këtë shpërblim modest”.

Gjermeni u shpreh se kjo është pasojë e korrupsionit.

“Nuk ka dështim më të turpshëm për Sali Berishën sesa fakti që ai e ka katandisur shtetin shqiptar në atë derexhe sa nuk ka më para as për tu paguar pensionistëve, të papunëve dhe familjeve në nevojë shpërblimin e fundvitit. Dhe arsyeja për këtë është e thjeshtë: korrupsioni i Sali Berishës dhe i oborrit të tij, paaftësia e Sali Berishës dhe e qeverisë së tij, papërgjegjshmëria e Sali Berishës dhe e mazhorancës së tij të votave të vjedhura i ka bërë rrush e kumbulla paratë e shtetit dhe pasuritë e shqiptarëve”, tha Gjermeni.

a.k/NOA

KOMENTE