Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto: 2010, viti i liberalizimit të vizave, sukses i diplomacisë sonë
English

Haxhinasto: 2010, viti i liberalizimit të vizave, sukses i diplomacisë sonë

Tiranë, 29 dhjetor, NOA – Gjatë analizës së vitit 2010, kreu i diplomacisë shqiptare Edmond Haxhinasto deklaroi se viti që po lëmë pas është vit historik për diplomacinë shqiptare me arritjen më të madhe atë të heqjes së vizave për shqiptarët. “Viti që kaloi ishte një vit historik për Shqipërinë dhe shqiptarët, ishte viti i lëvizjes pa viza në hapësirën evropiane”, theksoi ministri i Punëve të Jashtme duke i bërë shiptarët të ndjehen dinjitozë në Europë dhe pjesë konkrete e kontinentit të vjetër.

Duke radhitur arritjet e shumta, Haxhinasto vlerësoi se sukses është edhe lobimi që Shqipëria bëri në OKB për rritjen e numrit të njohjeve të shtetit të ri të Kosovës.

Sipas ministrit Haxhinasto në të ardhmen sfidat më të rëndësishme përpara diplomacisë shqiptare janë integrimi i vendit në Bashkimin Europian, si dhe krijimi i një imazhi të ri e më pozitiv për Shqipërinë në botë.

Haxhinasto nuk la pa përmendur edhe takimet dypalëshe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik me vendet e Europës dhe të rajonit, që sikundër tha ai i bëjnë mirë rivitalizimit të marëdhënieve dypalëshe edhe për krijimin e dimensionit të ri të ekonomisë.

mit/NOA
KOMENTE