Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovrasti: Fatin e zgjedhjeve e vendos vetëm Kolegji Zgjedhor, jo KQZ
English

Kosovrasti: Fatin e zgjedhjeve e vendos vetëm Kolegji Zgjedhor, jo KQZ

Tiranë, 29 dhjetor, NOA Update – Procesi i zgjedhjeve të kontestuara dhe hapja e kutive, nuk janë e njëjta gjë ndaj nuk duhen lidhur me njëra-tjetrën, duke krijuar konfuzion mbi procesin e 28 qershorit 2009.

Ky ka qenë argumenti që përfaqësuesi i PD-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Njazi Kosovrasti, ka dhënë gjatë mbledhjes së këtij institucioni, në kundërpërgjigje të akuzave të përfaqësuesit të PS-së, Genci Gjonçaj.

“Të gjithë e dimë se fatin e zgjedhjeve nuk e vendos Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por vetëm Kolegji Zgjedhor”, tha më tej Kosovrasti.

Duke shtuar se ky kod që zbatojmë sot ka një pikë të rëndësishme, ajo që pohon se PS, PD, PR dhe PSD kanë të drejtë që dy emra të Kolegjit të largohen.

“Dhe PD ka kontestuar 2 emra të Kolegjit, ndërsa PS vetëm 1, pra keni qenë dakord me 7 anëtarë të Kolegjit Zgjedhor, i cili vendos në fakt fatin dhe rezultatin e zgjedhjeve”, tha më pas ai....(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE