English

KQZ diskuton sot fatin e kutive të votimit

Tiranë, 29 dhjetor, NOA - Sot në orën 11.00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet në një takim të posaçëm për të caktuar se çfarë do të bëhet me kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore të zgjedhjeve të qershorit 2009.

Një çështje kaq e diskutueshme kjo, e cila ka vënë në siklet politikën shqiptare prej më shumë se një viti, që nga përfundimi i zgjedhjeve të përgjithshme të 29 qershorit 2009.

Siç bën me dije KQZ në një njoftim të saj, rendi i ditës së mbledhjes së sotme do të jetë shqyrtimi i projekt-vendimit “Për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 28 qershor 2009”.

Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publik edhe relacionin si dhe projektvendimin, ku parashikohet se hapja e kutive, boshatisja e tyre dhe transportimi i fletëve në vendin ku do të bëhet djegia, do të zgjasin 60 ditë.
n.e/NOA

KOMENTE