English

Petroviç: Të gatshëm për koalicion me PDK-në

E mërkurë, 29 dhjetor, NOA- Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale, Slobodan Petroviç, ka thënë se në mandatin e parë kishte pasur një përvojë të mirë me PDK-në, dhe ka shfaqur shpresën se edhe subjektet e tjera politike serbe, do të pranojnë të hyjnë në këtë koalicion.

Në një intervistë për BBC-në ai ka shprehur gatishmërinë e subjektit të tij politik për të vazhduar koalicionin qeverisës me Partinë Demokratike të Hashim Thaçit.
Kjo deklaratë duket se vjen pas ofrimit që ka bërë lideri i PDK-së dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi se do të pranonte një qeveri shumëetnike.
Sipas Petroviç, partia e tij e cila ka numrin më të madh të votave në krahasim me partitë e pakicave të tjera, mund të përfaqësohet në parlament me 9 deputetë.
Lidhur me akuzat e Dick Martit ai është shprehur se, është drejtësia ajo që do të vendosë se ku bazohen ato, dhe nëse janë të vërteta duke mos dashur ti komentojë.

a.y/NOA
KOMENTE