English

Vatikan, mbërrin “pako” edhe në ambasadën amerikane, alarm i rremë për bombë

Romë, 29 dhjetor, NOA – E ndërsa pakot për festat e Funvitit janë të natyrshme këto ditë të fundit të dhjetorit, edhe alarmet për bomba në ambasadat e huaja në Itali nuk kanë të sosur. Pas alarmeve për bomba në disa ambasada vetëm një ditë më parë, një tjetër pako e dyshimtë mbërritur këtë herë në Ambasadën e SHBA-ve në Vatikan, por gjithçka pas kontrollit ka rezultuar si në rastet e tjera një alarm i rremë.

Mediat italiane bëjnë të ditur se alarmi ishte vënë pasi një funksionar i Selise së Shenjtë kishte informuar karabinierët për mbërritjen e një pakoje të dyshimtë.

Pas kontrolleve të policisë italiane rezultoi se pakoja kishte materiale kancelarie.

Në Romë të martën u shënuan 12 alarme për bombë, pas mëbrritjes së pakove të dyshimta në disa ambasada, edhe në atë shqiptare, por bomba kishte mbërritur vetëm në ambasadën greke, një bombë që pas hapjes së pakos, nuk dihet se për ç’arsye nuk shpërtheu, duke kursyer jetën e personit që e hapi pakon por edhe të të tjerëve.

mit/NOA
KOMENTE