English

Vendimi i KQZ: Fletët e votimit do të digjen

Tiranë, 29 dhjetor, NOA Update – Anëtarët e mazhorancës në Komisionin Qendror të Zgjedhje kanë marrë sot vendimin për djegin e fletëve të votimit. Katër anëtarët ë KQZ-së votuan për djegien që do të nis në muajin janar, ndërsa 3 anëtarët e opozitës braktisën mbledhjen.

Procesi i hapjes së kutive do të nis në 7 janar dhe përfundon më 5 mars.Menjëherë sapo ka folur anëtarja socialiste e KQZ, Dëshira Subashi, përfaqësuesit e PS kanë dalë menjëherë duke kritikuar kryetarin e KQZ, Arben Ristani se ai po mban anën e demokratëve.

“Për mua nuk është paanshmëri dhe është shkelje e betimit, largimi i përfaqësuesve të PS-së. Shpresoja të na ndihmonin në vendimarrjen tonë pasi janë kolegë të nderuar. Por fatkeqësisht janë të njëanshëm. Kuorumin e nevojshëm e kemi dhe të vazhdojmë me vendimin”, tha Ristani.

Përfaqësuesi i PS-së, Genci Gjoncaj tha se me djegien e fletëve, mazhoranca vendosi të djeg provat për manipulimin e zgjedhjeve.

a.e/NOA

KOMENTE