Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Viti i Ri, Rama dhe të rinjtë shohin film në formatin tredimensional në kinema “Agimi”
English

Viti i Ri, Rama dhe të rinjtë shohin film në formatin tredimensional në kinema “Agimi”

Tiranë, 29 dhjetor, NOA – Pak ditë pasi Tiranës iu shtua një kinema e re e ngritur pikërisht në mjediset e kinema Agimit në kryeqytet, bashkia e Tiranës ua ka shpërblyer mirënjohjen të rinjve dhe të rejave të Rrjetit Rinor të kryeqytetit duke u dhuruar shansin për të parë një film në formatin tredimensional në ekranin e madh të kinema “Agimi”, që ofron të gjithë teknologjinë bashkëkohore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka marrë pjesë gjatë këtij projeksioni për të rinjtë duke u shprehur se kinema “Agimi” është kinemaja më e re që është hapur vetëm para pak ditësh dhe unë kisha shumë dëshirë, bashkë me miqtë tuaj këtu në Bashki që të bënim një shfaqje dhuratë për ju, për gjithë vajzat dhe djemtë e Rrjetit Rinor të Bashkisë, një film i cili sapo ka dalë. Nuk është shfaqur në televizor dhe ju mund ta shijoni sot, në tredimensional, me instrumentat e vëna në dispozicion”.

Edhe pse ekrani i televizorit ofron shumë sot, kryebashkiaku Rama theksoi se “ndërrimi i stacioneve televizivë duke shtypur telekomandën në shtëpi, nuk e zëvendëson magjinë e sallës së kinemasë dhe asgjë nuk mund t’i zëvendësojë emocionet e të shijuarit të filmit, në ekranin e madh të kinemasë”.

Rama nënvizoi se ishte i kënaqur për ngritjen e kësaj kinemaje të re, e cila sikundër tha ai është në avant-gardë të teknologjisë dhe që krijon mundësinë për t’i ndjekur të gjitha zhvillimet e teknologjisë së filmit, pa asnjë diferencë, nga se si ato mund të ndiqen në çdo kryeqytet të botës së zhvilluar.

“Ky është një moment, për t’ju uruar të gjithëve edhe Gëzuar Vitin e Ri, për t’ju uruar një vit të ri të suksesshëm, në të tre dimensionet dhe për t’ju uruar që gjatë vitit të ardhshëm, ju të mund të realizoni me të gjithë kapacitetin e dëshirave tuaja, gjithçka ju dëshironi. Unë dua t’ju shpreh mirënjohjen për gjithçka keni bërë dhe bëni, jo vetëm si nxënëse dhe nxënës, por edhe si qytetare e qytetarë të këtij qyteti, si njerëz aktivë në jetën sociale dhe shpresoj që vitin e ardhshëm, ju të bëni akoma më shumë dhe ne sëbashku të bëjmë akoma më shumë”, vlerësoi shefi i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

mit/NOA
KOMENTE