Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis hetimi për “vdekjet e papritura” të yjeve të Hollivudit
English

Nis hetimi për “vdekjet e papritura” të yjeve të Hollivudit

SHBA, 30 dhjetor, NOA - Është kthyer në modë këto ditë, që agjenci të ndryshme informacioni publikojnë lajmin e “vdekjes” së aktorëve të famshëm të Hollivudit. Lajme që më pas përgënjeshtrohen nga vetë aktorët në deklaratat zyrtare të të afërmve apo stafeve të tyre.

Aktori i fundit që u shpall i “vdekur” është i famshmi Eddie Murphy. Sipas disa webeve amerikane ai “ka vdekur” sot në Zvicër.

Një ditë më parë në këtë mënyrë “vdiq” Charlie Sheen dhe Adam Sandler. Njoftimet u përgënjeshtruan nga të afërm të aktorëve.

Lajmet që shokuan publikun amerikan ishin një goditje edhe më e madhe për vetë aktorët. Agjentët e aktorëve thanë se klientët e tyre po jetojnë atë që s'e ka provuar askush deri më sot, ata po shohin "vdekjen" e tyre.

Nisur nga rastet e shtuara së fundmi, Policia Amerikane ka nisur një hetim për të parë se kush fshihet pas lajmeve që dalin në faqet e internetit për “vdekjen” e aktorëve të njohur.

Por ndërsa FBI-ja nisi hetimet, po sot në webet amerikane u lajmërua dhe “vdekja” e së famshmes Aretha Franklin e Aron Carter.

a.k/NOA

KOMENTE