English

Owen Wlison ka vdekur, një shaka e internetit

SHBA, 31 dhjetor NOA - Pas Adam Sandler dhe Charlie Sheen, këtë herë ka qenë radha e Owen Wilson. Në rrjetin social të Twitter, ka disa ditë, që qarkullojnë zëra makabër mbi vdekjen e shumë aktrove të hollivudit. Rasti i fundit që është marrë dhe nga Wikipedia, ka të bëjë me biondin Owen, i cili është njoftuar si i vdekur dhe kjo pasi kishte humbur kontrollin në drejtim të snowboard-it të tij, duke u përfshirë në një aksident fatal. Megjithatë, gjithçka ishte vetëm një shaka e uebit, që autoritetet tashmë i janë vënë në hetim.

r.b.NOA

KOMENTE