Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qyteti i Shkupit nuk ka shpërblyer asnjë shqiptar
English

Qyteti i Shkupit nuk ka shpërblyer asnjë shqiptar

Shkup, 30 dhjetor, NOA – Qyteti i Shkupit nuk ka shpërblyer asnjë shqiptar në ceremonitë e organizuara me rastin e shpalljes së personaliteteve të vitit në fushat e ndryshme për vitin 2010, informon agjencia e lajmeve INA.

Me dhjetëra ceremoni organizuara nuk kanë kurorëzuar asnjë personalitet shqiptar, shkollë në gjuhën shqipe, nxënës të talentuar, sportistë, personalitete të shkencës dhe artit e deri tek çmimet për shtëpitë më të zbukuruara për festat e fundvitit.

Qyteti i Shkupit mbrëmë zgjodhi edhe tre punëtorë profesionist të gjithë të komunitetit maqedonas me profesionet zjarrfikës, polic dhe dhurues të gjakut.

Nëpunës shqiptarë pranë qytetit të Shkupit deklaruan për agjencinë e lajmeve INA se kreu i komunës po shfaq një diskriminim brutal ndaj shqiptarëve, si një komunitet i dytë për nga numri i popullsisë në kryeqendër.

“Ne jemi të injoruar totalisht dhe nuk pyetemi fare, vetëm kur shohim tabelat e publikuara dhe nominimet e bëra. Ky diskriminim vjen si pasojë e dobësisë dhe humbjes së rrugës nga ana e politikanëve shqiptarë, sidomos ata që janë të përfaqësuar në nivel të Qytetit të Shkupit, por që nuk kanë asnjë ndikim dhe shohin vetëm interesat e tyre personale dhe jo tërë popullit shqiptar në Shkup, që është taksapagues dhe jep para për gjitha këto shpërblime”, thekson një nëpunës shqiptar për agjencinë e lajmeve INA, duke mos zbuluar identitetin e tij për rrezikun e pushimit nga puna.

Nëpunësit shqiptarë kanë apeluar pranë partive shqiptare që të ngrenë zërin lidhur me këtë diskriminim të heshtur, pas gjitha ceremonive sipas tyre që bëhen për të nderuar dhe shpërblyer personalitetet dhe evenimentet më të rëndësishme për vitin 2010.

Shpërblime në para deri në 500 euro dhe dhurata të ndryshme janë shpërblimet që dhuron qyteti i Shkupit, i cili drejtohet nga Koce Trajanovski, nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Në bashkëqeverisjen me Shkupin është pjesëmarrëse edhe partia shqiptare BDI e cila është prezentë me disa drejtori në administratën e Qytetit të Shkupit. Sipas ndarjes territoriale, Qyteti i Shkupit është njësi e veçantë dhe më e gjerë administrative, në të cilën bëjnë pjesë dhjetë komuna, tri prej të cilave janë me shumicë popullsi shqiptare si Çairi, Saraji, Haraçina.
NOA/INA

KOMENTE