Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ruçi: Berisha nuk e “varros” dot të vërtetën e zgjedhjeve, aty ku fle “lepuri” i tij
English

Ruçi: Berisha nuk e “varros” dot të vërtetën e zgjedhjeve, aty ku fle “lepuri” i tij

Tiranë, 30 dhjetor, NOA Update – “E vërteta për zgjedhjet e 2009-ës nuk mund të digjet dhe nuk mund të varroset dot. Ditën e varrimit të djegies së procesit zgjedhor, në të cilin Berisha na ftoi dhe ne, opozitën, do të marrin vesh të gjithë se ku fle lepuri”. Kështu e ka kundërshtuar vendimin e marrë dje nga KQZ për djegien e fletëve të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit, kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi në një bashkëbisedim me gazetarët.

Sipas Ruçit vendimi i marrë dje për djegien e fletëve të votimit nuk ishte e papritur, por një skemë e ideuar mirë nga dirigjenti Berisha.

Kreu i grupit të PS-së, akuzoi ndërkaq kreun e KQZ-së se ai është vetëm një shërbyes i verbër i kryeministrit, që shkeli me të dyja këmbët ligjin duke vënë në jetë skemën e ideuar nga Berisha, për djegien e të vërtetës së zgjedhjeve të shkuara parlamentare, që mbajnë ende peng moszgjidhjen e ngërçit politik mes opozitës dhe mazhorancës.

Ruçi akuzoi gjithashtu kryeministrin se ai nuk zbatoi rekomandimet e KE-së, andaj theksoi ai edhe zgjedhjet e ardhshme ai kërkon t’i vjedhë si ato të 2009-ës.

Por, kryetari i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi ka hedhur poshtë çdo hamendje se opozita do të bojkotojë zgjedhjet e ardhshme vendore në kërkim të transparencës së zgjedhjeve të shkuara të përgjithshme.

Ruçi në këtë kontekst nënvizoi se kauza e opozitës mbetet ajo e kundërshtimit të një maskarade të ardhshme me zgjedhjet vendore, andaj tha ai kemi luftuar pa u ndalur për transparencën për më se një vit e gjysmë.

Zgjedhjet e lira janë kauza jonë themelore, siguroi zoti Ruçi.

Në të fundit bashkëbisedim me gazetarët për këtë vit, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi garantoi se opozita do të hidhet në protesta në mbarë vendin edhe në vitin e ardhshëm, jo vetëm për transparencën e zgjedhjeve të shkuara, por edhe për të mbrojtur sikundër tha ai, votën e lirë të sovranit, si dhe për të luftuar korrupsionin e mazhorancës së drejtuar nga Sali Berisha, si edhe rrënimin e vazhdueshëm ekonomik të familjeve shqiptare nga papërgjegjshmëria, mashtrimi dhe shpifjet e një mazhorance që punon vetëm për vete, në kurriz të të gjithë popullit.

Në fokus të diskutimit ishin edhe çështje të tjera, ndër të cilat edhe mosdhënia e pagës së 13-të për punonjësit e arsimit, e cila iu mbajt arsimtarëve nga qeveria për shkak të përmbytjeve në Shkodër, por askush nuk u pyet për këtë vendim, pasi në rast të kundërshtimit, çdo mësues mund të vinte në dyshim edhe vendin e punës, një veprim i pavolitshëm në kushtet e krizës ekonomike që ka përfshirë shumicën e familjeve shqiptare.

mit/NOA
KOMENTE