Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shaqiri: 2010, vit i mbrapshtë për maqedoninë
English

Shaqiri: 2010, vit i mbrapshtë për maqedoninë

E enjte, 30 dhjetor, NOA-Kryetari i partisë Bashkimi Demokratik Kombëtar, Hysni Shaqiri, e cilësoi vitin 2010 si një vit jo të mirë për shqiptarët.

Sipas kryetarit të kësaj partie, dështim ishte enciklopedia, e cila nuk arriti të tërhiqet, projekti “Shkupi 2014” si dhe mungesa e barazisë civile të shqiptarëve me komunitetin maqedonas.

Sipas kryetarit të BDK-së, shqiptarët nuk kanë treguar seriozitet edhe sa i përket rrafshit ndërkombëtar, duke mos kontribuar në integrimin e plotë të vendit në strukturat euro-atlantike.

“Politika shqiptare nuk u tregua aq unike dhe nuk arriti të jetë artikuluese e mirëfilltë e kërkesave të shqiptarëve për vitin 2010. Shumë çështje që kanë ndodhur në vitin 2010, kanë krijuar hapësirë që politika antishqiptare ka gjetur hapësirë më të madhe për të vepruar dhe për të flasin shumë rrethana që kanë ndodhur për këtë periudhë. Përgjatë vitit 2010, Maqedonia ka pasur ngecje edhe në rrafshin e politikës së jashtme”, deklaroi Shaqiri.

(INA)/NOA
KOMENTE