Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi: Nuk bëj koalicione me titistë dhe enveristë
English

Thaçi: Nuk bëj koalicione me titistë dhe enveristë

Prishtinë, 30 dhjetor, NOA - Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se pas 9 janarit 2011, do të formohet shumë shpejt Qeveria e re. Ai tha se nuk sheh probleme në skenën politike kosovare, duke mohuar se është lënduar procesi zgjedhor më 12 dhjetor, siç ka deklaruar Presidenti në detyrë Jakup Krasniqi. Thaçi përjashtoi opsionet për qeveri teknike, duke thënë se zgjidhje tv tilla i takojnë së kaluarës.

Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi, duke folur me radio BlueSky, thotë se nuk do ta ketë problem formimin e Qeverisë menjëherë pas 9 janarit.

“Në asnjë rrethanë nuk ka qenë i lënduar, përkundrazi, ka qenë një proces i vlerësuar lartë ndërkombëtarisht. Mendoj se do të duhej informuar edhe më mirë për të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur dhe të jepet vlerësimi që duhet të jepet. Është një vlerësim i lartë ndërkombëtar që del jashtë inateve partiake apo ndërpartiake apo thjesht frustrimeve personale të çdokujt”, ka thënë Thaçi.

Kryeministri Thaçi, partia e së cilit, sipas rezultateve paraprake doli fituese e zgjedhjeve të 12 dhjetorit, thotë se do të formojë një qeveri që do të ketë president të një uniteti politik dhe qytetar, si dhe një kryekuvendar të mirë. Por, ai nuk pranon të flasë për formulën e koalicionit.

Në pyetjen se a do të jetë dhe AAK në koalicion me PDK-në, Thaçi tha: “Unë do të ndërtoj një koalicion të prioriteteve të qendrës së djathtë dhe jam në kontakt të vazhdueshëm me gjithë spektrin politik që i takon së ardhmes e jo mentalitet të së kaluarës komuniste, qoftë të njerëzve të mentaliteti të Titos apo Enver Hoxhës?

Kryeministri thotë se Qeveria do të ketë një mandat katër vjeçar dhe në asnjë mënyrë nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme me një Qeveri teknike, sikundër ka kërkuar LDK-ja.

“Është një mentalitet tipik komunist jugosllav. Ata janë njerëz që nuk janë mësuar me pluralizëm politik dhe rend demokratik. Prandaj, është edhe kërkesë antikushtetuese, antiligjore, ndaj zgjedhjet e ardhshme do të jenë në vitin 2014”, theksoi Thaçi.

Kryeministri thotë se nuk do ta ketë problem qeverisjen as në mandatin e ardhshëm përkundër një opozite të fortë. Ai bënë këtë vlerësim për opozitën ardhshme.

“Kemi një opozitë të lezetshme, por të pareformuar. Prandaj, kërkohet që opozita të reformohet dhe të arrijë standardin e jetës së re demokratike, si parakusht i vetëm që të jetë opozitë serioze”, ka shtuat Thaçi.

Thaçi thotë se do të bashkëpunojë me opozitën për çështje të interesit shtetëror. Ai premton një qeverisje rrënjësisht të reformuar dhe garanton realizimin e të gjitha premtimeve të bëra gjatë fushatës parazgjedhore.

NOA

KOMENTE