English

Ana, spiunia më e famshme ruse rrëfehet në televizion

Rusi, 31 Dhjetor NOA - Anna Chapman, spiunia bukuroshe ruse e njohur si “e kuqja”, e cila u arrestua në SHBA gjatë verës, është rrëfyer në intervistën e saj të parë në atdhe. Megjithatë 28 vjeçarja, nuk ka zbuluar asnjë sekret.

“Njerëzit më njohin në rrugë, por jeta ime nuk ka ndryshuar nga më parë”, - tha ajo. Chapman kohët e fundit është emëruar dhe si udhëheqëse e lëvizjes të së rinjve, pro-Putin. Chapman u arrestua së bashku me nëntë kolegë të saj. E veshur në të gjelbër, ajo mori pjesë në një transmetim televiziv, në stacionin Pervy gjatë së cilës një mikeshë, një fqinj dhe gjyshja e saj i kanë dhënë vetëm lavdërime.

“Ajo çka ndodhi ishte tepër pozitive. Është fillimi i diçkaje të re dhe të bukur. Ndjehem si një forcë e madhe për ta transformuar imazhin e këtij vendi si brenda ashtu dhe jashtë tij, gjë që mendoj do të jetë tepër e dobishme për vendin tonë”, deklaroi ajo. Në fund pohoi se kur qëllon ka një shënjestër tepër të mirë dhe precize.

r.b/NOA

KOMENTE