Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Artistët shqiptarë nuk pranohen në koncertin e fund vitit në Shkup
English

Artistët shqiptarë nuk pranohen në koncertin e fund vitit në Shkup

Shkup, 31 dhjetor, NOA - Në manifestimin kryesor për Vitin e Ri 2011 në sheshin e Shkupit, sërish janë anashkaluar këngëtarët shqiptarë.

Evenimenti i organizuar nga qyteti i Shkupit nuk ka gjetur as në këtë rast vend për të parfaqësuar vlerat e kulturës shqiptare që përbën elementin kryesor të qytetit.

Sipas shembullit të metropoleve botërorë, tradicionalisht edhe Shkupi organizon pritjen e Vitit të Ri në ambient të hapur, gjegjësisht në sheshin qendror “Maqedonia”.

Qyteti i Shkupit ka paguar mijëra euro nga buxheti i saj për estradën maqedonase, por edhe për dy këngëtarët e ftuar kroat Petar Grasho dhe Daniela Martinoviç.

Këtë vit, përfaqësues të estradës shqiptare nuk reaguan lidhur me këtë anashkalim të sërishëm, edhe pse vitin e kaluar u mbajt një konferencë me gazetarët në shenjë pakënaqësie.

Po ashtu manifestime janë paraparë gjatë paradites për fëmijë, ku janë organizuar disa shfaqje dhe program muzikor.

Pema e vitit të ri me gjatësi prej 15 metra është vendosur në një pjesë anësore të sheshit qendror, edhe përkundër punimeve masive që po realizohen në kuadër të projektit “Shkupi 2014”.

NOA/INA

KOMENTE