English

Berhami një lojtar pothuajse i Romës

Romë, 1 Janar NOA - Është përfolur prej shumë kohësh një transferim i mundshëm i Valon Berhami, 25-vjeç, në skuadrën e Romës dhe tashmë mund të themi se zërat kanë marrë formë.

Duke u bazuar në atë çka ka deklaruar e përditshmja sportive Corriere dello Sport, thuhet se mesfushori i West Ham ka arritur në akord me drejtuesit kryeqytetas. Me sa duket lojtari aktualisht ndodhet në Romë dhe gjithashtu ka gjetur një shtëpi në të cilën do të jetojë. Shenja të cilat flasin për një transferim thuajse të sigurt të tij në skuadrën e Ranierit.

r.b/NOA

KOMENTE