English

Haiti rritet numri i viktimave të prekura nga kolera

Haiti, 31 Dhjetor NOA - Kolera në Haiti ka çuar numrin viktimave në 3 mijë e 333 dhe kjo që nga fillimi i epidemisë në fillim të tetorit. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Rastet e infeksionit të regjistruara në vend kanë arritur në 148 mijë e 787. Të dhënat e mëparshme, të datës 20 dhjetor flisnin për 2901 viktima.

Departamenti i Artibonite, ku ka nisur dhe kjo epidemi mbetet më i prekuri me 828 të vdekur. Nën akuzë janë paqeruajtësit e OKB-së. Sipas vlerësimeve të ekspertëve ndërkombëtarë, rreth 400 mijë haitianë mund të preken nga sëmundja në 12 muajt e ardhshëm. Rasti i parë është zbuluar më 19 tetor përgjatë lumit Artibonite. Shumë haitianë ende nuk e dinë se çfarë duhet të bëjnë në rast infektimi dhe janë drejtuar tek mjekët tepër vonë.

r.b/NOA

KOMENTE