English

Krimet trondisin Durrësin, zhduket 19 vjeçarja nga familja, ndërsa një 50 vjeçar përfundon në spital në gjendje të rëndë

Durrës, 31 dhjetor, NOA-Një prind nga Shijaku ka denoncuar pranë komisariatit të këtij qyteti, largimin e vajzës së tij gjatë natës nga shtëpia.

Burime të policisë konfirmojnë për agjencinë e lajmeve NOA se shtetasi Sh.S., banues në rrethin Durrës, deklaron se vajza e tij, shtetasja K.S., 19 vjeçe, gjatë natës është larguar nga banesa.

Menjëherë pas denoncimit policia ka marrë në dorë çështjen dhe po punon rreth gjetjes së 19 vjeçares.

Një tjetër lajm vjen sërish nga qyteti i Durrësit, këtë herë bëhet fjalë për një arrestim në flagrancë të një 52 vjeçari i cili akuzohet për plagosje.

Andon Shkodra, 52 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se rreth orës 19.10 të së enjtes, në lagjen 18 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta (dërrase), në kokë shtetasin R. Bajramaj, 50 vjeç, banues në po të njëjtën lagje. Si pasojë e këtij aksidenti Bajramaj ndodhet në gjendje të rëndë shendetësore.

a.y/NOA

KOMENTE