Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbetet pa ngrohje spitali, rrezikohet jeta e pacientëve
English

Mbetet pa ngrohje spitali, rrezikohet jeta e pacientëve

Prishtinë, 31 dhjetor, NOA - Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), nga dita e djeshme sërish ka mbetur pa ngrohje në të gjitha klinikat. Zëdhënësi i QKUK-së Shpend Falziu ka thënë për media se pas furnizimit cilësor me ngrohje për 2 ditë radhazi, nga dita e djeshme pasdite furnizimi është ndërprerë në tërësi.

“Gjatë mëngjesit të sotëm, në Drejtorinë Ekzekutive, kanë ardhur shumë ankesa nga klinikat e QKUK-së, të cilat janë ankuar se nga dita e djeshme është vështirësuar shumë puna, përderisa nuk po arrihet të sigurohet ngrohje cilësore me rrymë, pasi që rrjeti elektrik është i stërngarkuar”, ka theksuar Falziu.

Në mungesë të ngrohjes dhe për shkak të festës sipas tij shumë pacientë janë lëshuar në shtëpi, përderisa të shtrirë kanë mbetur vetëm pacientët që kanë shëndetin më të vështirësuar.

QKUK, ditën e djeshme përmes një shkrese zyrtare, ka falënderuar zyrtarët e “Termokosit”, që kanë pasur mirëkuptim në lidhje me furnizimin me ngrohje për QKUK, mirëpo vetëm një ditë më pas ngrohje fare nuk ka.

Apelojmë tek institucionet më të larta të vendit, por edhe tek “Termokos” që urgjentisht të gjendet zgjidhje për furnizim me ngrohje për QKUK. QKUK-ja, mbet me shpresë, se gjatë festës së Vitit të Ri, do të sigurohet ngrohja për nënat që do lindin foshnjat e tyre në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike dhe pacientët e tjerë të shtrirë.

NOA/RTK

KOMENTE