English

Motorola Cliq 2, të dhënat e para rreth smartphon-it

Las Vegas, 31 dhjetor NOA - Janë bërë të ditura të dhënat e smartphone të ri Motorola Cliq 2, disa prej të cilave kishin dalë që në muajin tetor.

Ai do të karakterizohet nga një tastierë e tipit QWERTY me rrëshqitje dhe këtë herë mund të themi se do të ketë një formë të veçantë. Kamera e pasme është 5.0 megapixel e pajisur me flash LED. Të pranishme janë dhe lidhjet HSDPA, Wi-Fi, Bluetooth dhe GPS. Për sa i përket memories ajo do të jetë e zgjerueshme dhe siç bëhet e ditur, zyrtarizimi i Sony Ericsson 2 do të bëhet me siguri javën e ardhshme, me okazionin e CES2011 në Las Vegas.

r.b/NOA

KOMENTE