Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit nga NOA-MeteoAlb, Viti i Ri nis pa shira, rriten temperaturat
English

Parashikimi i motit nga NOA-MeteoAlb, Viti i Ri nis pa shira, rriten temperaturat

Tiranë, 31 Dhjetor 2010 NOA - Mengjesi i dites se shtune do te dominohet nga kthjellime ne bregdet dhe zonat e ulta ndersa ne zonat malore do te kete vranesira te here pas hereshme. Oret e mesdites do te sjellin kalime te vranesirave ne te gjithe vendin, me te dukshme ne Pogradec, Korçë dhe Ersekë.

Për ditën e nesërme, temperatura më e ulët pritet të shënohet në Kukës -6 dhe në Korçë, -7 gradë Celsius. Kurse më e larta, në Sarandë, 14 gradë Celsius.

Prishtina do të arrijë temperaturën -2 gradë Celsius kurse në Evropë, Varshava do të arrijë deri në -12 gradë Celsius.

Temperatura më e lartë jashtë vendit pritet të shënojë sërish në Athinë, 19 gradë Celsius.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Moti - E shtune, 1 janar 2011

Pjesa e dyte e dites do te vijoje me kthjellime ne ultesiren perendimore Tirane, Elbasan, Fier, Lushnje.

Ndersa ne pjesen tjeter te territorit do te kete alternime te kthjellimeve dhe vranesirave.

Ne mbremje dhe gjate nates do te kete shtim te vranesirave qe cilat do te gjenerojne reshje te dobeta debore ne zonat malore ne lartesine mbi 1000 metra.

Temperaturat e ajrit do te qendrojne kostante si ne vlerat minimale dhe ne ato maksimale te temperaturave ne vend.

Era do të fryje e lehte me shpejtesi 20 km/h dhe drejtim Juglindor NDERSA dallgezimi ne det do te arrije deri ne 2 balle.

Europa

Moti – E shtune, 1 janar 2011

Nje qender me presion te ulet atmosferik eshte pozicionuar mbi ishujt Britanike duke sjelle vranesira dhe reshje shiu e debore.

Po ashtu edhe ne Juglindje te kontinentit eshte vendosur nje qender me presoin te ulet atmosferik, kjo qender shoqerohet me nje front te ngrohte qe vjen nga deti mesdhe si edhe nje front i ftohte i vendosu mbi gadishullin e Ballkanit duke sjelle instabilitet te atmosferes, vranesira dhe reshje shiu e debore.

Me reshje te dendura debore dhe temperatura te ulta do te jete verilindja dhe juglindja e kontinentit ndersa pjesa me e madhe e Europes do te jete me mot te kthjellet por temperatura te ulta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

E shtune, 1 janar 2011

Ishujt Britanike rrezikohen nga era e forte si dhe reshje shiu e debore;

Europa Juglindore do te rrezikohet reshje te dendura debore dhe stuhi te forta ere;

Rajoni i Mesdheut alarmon per ere te forte dhe reshje shiu e debore.

e.r/NOA

KOMENTE