Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia blindon kryeqytetin për natën e ndërrimit të viteve, premton festime të qeta
English

Policia blindon kryeqytetin për natën e ndërrimit të viteve, premton festime të qeta

Tiranë, 31 dhjetor, NOA- E ndërsa vetëm pak orë na ndajnë nga momenti kur viti i ri do trokasë, kryeqyteti duket se do të jetë nën kontroll.

Policia e Qarkullimit Rrugor, e mbështetur edhe nga Policia e Tiranës, është angazhuar për menaxhimin e situatës.

Burime për agjencinë e lajmeve NOA, bëjnë me dije se një numër i madh i Policisë Rrugore, në rrugët e kryeqytetit dhe jo vetëm, janë angazhuar për menaxhimin e qarkullimit të mjeteve, që si çdo vit, në ditët e festave ka një fluks të madh të qarkullimit.

Kjo situatë ndodh edhe për shkak të ardhjes së numrit të madh të emigrantëve, gjithashtu, për shkak të përdorimit të tepërt të pijeve alkolike gjatë festimeve.
Deri më tani policia njofton se nuk ka patur bllokim të rrugëve, pavarësisht ngarkesës në lëvizje.

a.y/NOA
KOMENTE