English

Policia në krye të detyrës, arrestohen tre shtetas për vepra të ndryshme penale

Tiranë, 31 dhjetor, NOA – Në vijim të punës së saj uniformat blu të kryeqytetit kanë vënë në pranga mbrëmë një shtetas që ishte shpallur në kërkim, e i dënuar me dy muaj burg. Shërbimet e Parandalimit dhe të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, ekzekutuan urdhërin e Prokurorisë së Tiranës për 51-vjeçarin në kërkim Sabri Ismail Gaxheri banues në Tiranë.

Në ngarkim të 51 vjeçarit Gaxheri mësohet se gjykata e Tiranës, me vendim të datës 25.11.2010 e kishte dënuar atë me 2 muaj burg, për vepren penale të pengimit të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës.

Po kështu policia informon se uniformat blu të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në kryeqytet kanë arrestuar në flagrancë për vjedhje shtetasin Ilir Qemal Doçi, 34 vjeç, banues në Selitë.

Policia sqaron se arrestimi i tij u krye, sepse mbrëmë në orën 21.15, në Bulevardin “Bajram Curri”, pranë lokalit “Palma e Artë”, është kapur duke vjedhur disa sende. Ndërkohë uniformat blu të Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë kapën rishtas për një vjedhje në bashkëpunim shtetasin e shpallur në kërkim Aleksandër Selajdin Hoxhallari, 30 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë.

Gjykata e Tiranë në vendimin e 18.01.2010, e dënoi Aleksandër Hoxhallarin me 8 muaj burg për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim.

Edhe gjatë natës së ndërrimit të viteve uniformat blu janë në gatishmëri për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

mit/NOA
KOMENTE