Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rreth 1600 policë do të garantojnë sigurinë në Kosovë gjatë ndërrimit të viteve
English

Rreth 1600 policë do të garantojnë sigurinë në Kosovë gjatë ndërrimit të viteve

Prishtinë, 31 dhjetor, NOA –Rreth 1600 oficerë të Policisë së Kosovës do të jenë në shërbim në gjithë territorin e Republikës gjatë ditës së sotme. Numri i madh i policisë do të ndjek nga afër gjithë zhvillimet në qytetet kryesore me qëllim shmangien e incidenteve.

Për policët që do të punojnë ditën e sotme dhe deri nesër në orët e mëngjesit, policia e Kosovës njofton se sot në orën 12:00, në ndërtesën e Administratës së PK-së, në Prishtinë do të zhvillohet një ceremoni për festat e fundi vitit.

Oda Ekonomike e Kosovës do të ndajë dhurata simbolike për pjesëtarët e Policisë së Kosovës që do të punojnë gjatë natës festive të vitit të ri.

Sipas njoftimit zyrtar do të ndahen mbi 1600 dhurata simbolike. Në këtë ceremoni do të jenë prezent drejtues të lartë të PK-se dhe përfaqësues nga Oda Ekonomike e Kosovës.

a.k/NOA

KOMENTE