English

Speciale NOA – Ja çfarë ju rezervojnë TV shqiptare për ditët e Vitit të Ri

Më poshtë, programi i detajuar i televizioneve kombëtare

Tiranë, 31 Dhjetor 2010 NOA/ Ervin Tirana - Ajo që deri disa vite më parë ishte gëzimi i madh i fundvitit për shqiptarët, për shkak të programeve të dedikuara ekskluzivisht për festën e Vitit të Ri, tashmë është vetëm një përshtatje deri diku me festën.

Sepse televizionet në përgjithësi, strukturën programore nuk e kanë ndryshuar shumë as këtë fundviti. Një dukuri që ndodh dhe me televizionet më të mëdha në fqinjët Itali e Greqi, ku më së shumti programet e zakonshme bëhen më të zgjeruar dhe nën atmosferë festive për Vitin e Ri.

Kështu dhe në televizionet tona prodhimet e dedikuara për Vitin e Ri thuajse mungojnë. Megjithatë disa programe të zakonshme të televizioneve kryesore, janë përshtatur si speciale për Vitin e Ri duke i sjellë kështu ngjyra festive natës së ndërrimit të viteve dhe dy ditëve më pas. Gjithsesi shumica e programeve, janë të regjistruara që më parë.

Këtë e kanë bërë vetëm televizionet kombëtare Klan dhe Top Channel si dhe njëri prej dy satelitorëve kombëtarë, Vizion Plus.

Kurse nuk mungojnë ritransmetimet e shumta në këto televizione, me një përzgjedhje më të kujdesshme.

Nga ana tjetër, platformat kabllore, dixhitale tokësore dhe satelitore, Tring, DigitAlb, AbCom, Alpha Digital etj., nuk kanë shumë ndikim nga atmosfera festive.

Digitalb dhe Tring kanë reklamuar shumë një ambient festash në kanalet e tij. Për vetë faktin se kanalet e tyre janë tematikë, ndryshimi i dukshëm është vetëm te përshtatja e programeve për Vitin e Ri duke bërë një përzgjedhje më enkas për festën.

Sa për Televizionin shtetëror Shqiptar TVSH, ata nuk kanë publikuar asnjë informacion mbi strukturën programore të festës. Gjithsesi nga ky Tv mësohet se edhe sivjet si shumë vitet e fundit, programi do të jetë “i lodhur”, për shkak të përpjekjeve të “lodhura” për programe argëtuese në TVSH.

Klan

Televizioni kombëtar Klan në mbrëmjen e ndërrimit të viteve ka vendosur të rezervojë në orën 20.05 lojën argëtuese “Kutia” e menjëherë më pas, spektaklin “Këngët e Shekullit” që është një mbrëmje e posaçme për Vitin e Ri e cila vazhdon deri në orën 01.00 të 1 janarit.

Nata festive vijon me ritransmetimin e finales së sivjetshme të Kënga Magjike. Pas dy filmash, në orën 06.20 transmetohet ceremonia gala e Grammy Awards 2010.

Më 1 janar në tv Klan ju sugjerojmë të shihni në 20:15 e diela shqiptare show Live
dhe pas tij, Victoria’s Secrets Fashion Show 2010.

Kurse në orën 02:10 veçojmë Oscar 2010 ceremonia Gala.

Më 2 janar veçohet në orën 21:25 American Music Awards 2010 e cila vjen si premierë në Tv Klan.

Pasqyrimi i tv Klan për programet festive

Magji dhe spektakël në një dekor festiv, do të rezervojë ardhja e Vitit te Ri në Teatrin e Televizionit Klan, arena nga ku do të përcillen bashke me teleshikuesit e Tv Klan, momentet më të fundit të vitit 2010 dhe orët e para të 2011-ës.

Java e 12-të e superspektaklit të ndjekur ”Këngët e shekullit” do të presë orën 12 të ndërrimit të moteve mes kolazheve speciale dhe të ftuarve të shumtë.

Perlat e muzikës popullore do të intepretohen live në Teatrin gjigand të Tv Klan. Janë përgatitur edhe disa kombinime dhe duete mes këngëtarëve. Nuk do të mungojnë as kamerat e fshehta dhe surprizat e shumta
Spektakli i garantuar i perlave të muzikës popullore do të zgjasë rreth katër orë, edhe pas mesnatës duke garantuar një atmosferë ideale për të kaluar orët e fundit të këtij viti.

Të shtunën , me datën 1 janar prezantuesi Ardit Gjebrea vjen me një program special, ku kamerat e tv Klan do të ndizen live, duke u gjendur në shtëpitë e shqiptarëve.

Por dhurata e Tv Klan për Vitin e Ri nuk mbyllet këtu, nje paketë premierash hollivudiane dhe evenimentesh botërore do t’i ofrohen publikut.

Një maratonë e vërtetë feste nga ora 20.45 e mbrëmjes se 31 dhjetorit deri në agim, do të mbajnë mbërthyer pas ekranit të vogël të gjithë shqiptarët, si një urim, që televizioni Klan ua kushton bashkëkombësve kudo ndodhen.

Top Channel

Mbrëmja e ndërrimit të viteve do t’ju rezervojë një speciale të emisionit satiriko-investigativ Fiks Fare nga ora 20.10 deeri në 21/25 kur nis spektakli me protagonistët e Portokalli, këtë fundvit, me emrin Koha Jote Filloi...
Më 1 janar në Top Channel ju sugjerojmë në mbrëmje spektaklin nata e dytë të realit show Big Brother 4.
Kurse në 03:22 Top Channel ritransmeton EMA-European Music Awards 2009.

Të dielën më 2 janar, në Top Channel në orën 23.40 transmetohet VMA - Video Music Awards 2010 kurse në 04:55 ritransmetohet Laureus World Sports Awards 2010.

Në Vizion Plus, mbrëmja që i paraprin ndërrimit të viteve do të ketë në qendër programe humoristiko-satirike duke nisur me një speciale By-Pass show në orën 2030 dhe për të vazhduar me specialen e emisionit “Apartamenti 2XL” i cili transmetohet nga ora 21.45 e 31 dhjetorit deri pas mesnate.

Të shtunën më 1 janar 2011, Vizion Plius sjell gjatë ditës disa filma me atmosferë festive.

Pasdite mund të ndiqni ritransmetim programesh argëtuese si “Zef Deda Show” në 16.30 dhe pas tij “Oops”.

Edhe në datën 1 janar, Vizion Plus ka zgjedhur të ketë sërish në mbrëmje programin “Apartamenti 2XL”, këtë radhë me më të mirat e episodeve të përjavshme.

Televizioni tjetër kombëtar satelitor, Alsat, i cili prej shumë muajsh është premtuar se do të ketë një tjetër strukturë programore me emisione dhe programe argëtuese, filma dhe serialë, ende vazhdon të jetë i ndalur në edicione informative çdo orë nga mëngjesi në darkë dhe disa emisione që vërtiten rreth informacionit.

Komenti i Top Channel për programet e tij festive:

Gjatë ndërrimit të viteve Top Channel do të shoqërojë teleshikuesit me një programacion të pasur, plot surpriza dhe që përpiqet të kënaqë shijet e të gjitha grupmoshave.

Spektakle humori e jo vetëm, reality show, filma për të rritur e fëmijë, koncerte…
Ne date 31.
“Në fakt programacioni i Vitit të Ri fillon të mendohet që në muajin tetor dhe ka dy drejtime në të cilat mendohet mirë, e para planifikimi duke llogaritur target-grupet e ndryshme të audiencave në bëjmë një përzgjedhje të programeve që duam të japim që i takojnë këtij target-grupi, dhe në anën tjetër është përmbajtja që ka të bëjë me përfshirjen e sa më shumë zhanreve në mënyrë që të thithim në ekranin e Top Channel një audiencë familjare sa më të madhe”, deklaron Vjollca Dedei, Drejtoreshë e Programacionit në Top Channel.
“Ky program fillon që në mëngjesin e datës 31 me Ëake Up që do të jetë më i gjerë dhe dhe shumë me ndryshe. Vazhdon me Select që sërish do të jetë më i gjerë dhe ndryshe. Do të sjellë hite të reja dhe informacione nga show bizz që deri më tani publiku nuk i ka dëgjuar, do të vazhdojë me Pasdite në Top Channel që prapë do të ketë një program më të gjerë dhe me orar të zgjatur, për të vazhduar me Fiks Fare që do të jetë prezent në 3 netët e Vitit të Ri në orarin e tij, spektaklet e mbrëmjeve që do të jetë “2011..Koha jote filloi” që ka humorin në themel, por që këtë vit ka një gamë shumë më të gjerë ”, shton drejtoresha Dedei.
“Koha jote filloi është perceptuar si një spektakël ku në mënyrë të natyrshme një numër i madh figurash publike vijnë dhe integrohen aty, jo në kuptimin tradicional si të ftuar por si pjesëmarrës dhe një pjesë e mirë e tyre edhe si aktorë. Është një nga surprizat më të mëdha pjesëmarrja e figurave si Alban Dudushi, Tinka Kurti, disa nga personazhet më të njohur të spektakleve të Top Channel etj. Disa nga ambientet e lajmeve të Top Channel shërbejnë si dekore reale të spektaklit, por konteksti në të cilin janë vendosur është një kontekst komik”, shprehet Altin Basha, regjisor i “2011...Koha jote filloi”.
Nga 1 janari e ne ditet ne vijim…
“Reality show Big Brother që ka cudinë e radhës sepse ka disa banorë që nuk e dinë a janë banorë dhe ka disa banorë të rinj. Por kjo është ajo e zakonshmja që mund të sjellë nje reality show, sepse atë natë të vitit të ri do jetë shumë më tepër dhe do të ketë shumë më tepër spektakël. Ditën e dielë për 6 orë rresht do të jeni bashkë me Adi Krastën tek E Diell. Është menduar që kjo E Diell të sillet shumë më ndryshe se sa të Diellat e tjera që janë sjellë në Top Channel. Kemi një përzgjedhje të filmave të orëve të vona, ku mbizotëron drama dhe filma mjaft të mirë, sikurse kemi edhe filma që janë argëtues me humor dhe premierën e filmit shqiptar të Gjergj Xhuvanit, Lindje-Perëndim-Lindje. Kemi koncert me dhënien e çmimeve të MTV, një koncert me solistët shqiptarë më të mirë të muzikës lirike që është në nder të Tefta Tashko Kocos. Kemi seritë më të fundit të Spongebob, program të dedikuar për kinemanë dhe yjet që sjell të gjithë çka ndodhur në 2010 me filmat që kanë pasur më shumë sukses, me festivalet, aktorët, intervista”, shprehet Vjollca Dedei.
“Ndoshta duket se Viti i Ri do të mbyllet më datë 2 janar, por për Top Channel ky vit i ri do të vazhdojë edhe në javën që vjen duke finalizuar me prodhimin më të fundit të Cirkut të Diellit, Delirium, që është një show i jashtëzakonshëm i muzikës, kërcimit dhe cirkut”, përfundon drejtoresha Dedei.

Vizion Plus

Në Vizion Plus, mbrëmja që i paraprin ndërrimit të viteve do të ketë në qendër programe humoristiko-satirike duke nisur me një speciale By-Pass show në orën 2030 dhe për të vazhduar me specialen e emisionit “Apartamenti 2XL” i cili transmetohet nga ora 21.45 e 31 dhjetorit deri pas mesnate.

Të shtunën më 1 janar 2011, Vizion Plius sjell gjatë ditës disa filma me atmosferë festive.

Pasdite mund të ndiqni ritransmetim programesh argëtuese si “Zef Deda Show” në 16.30 dhe pas tij “Oops”.

Edhe në datën 1 janar, Vizion Plus ka zgjedhur të ketë sërish në mbrëmje programin “Apartamenti 2XL”, këtë radhë me më të mirat e episodeve të përjavshme.

Televizioni tjetër kombëtar satelitor, Alsat, i cili prej shumë muajsh është premtuar se do të ketë një tjetër strukturë programore me emisione dhe programe argëtuese, filma dhe serialë, ende vazhdon të jetë i ndalur në edicione të përçdorshme informative dhe disa emisione që vërtiten rreth informacionit.

Përshkrim i Vizion Plus mbi programet festive

Te qeshura pa fund dhe surpriza nga ato qe te lënë vërtet pa fjale! Ky është togfjalëshi qe përkufizon me se mire, mbrëmjen e ndërrimit te viteve nga ekrani i Vizion Plus.

Ne morine e programeve, te cilat kane nisur qe ne orët e para te datës, 31 dhjetor, e qe do te vazhdojnë edhe përgjatë ditëve te tjera festive, vendin kryesor e zë "Apartamenti 2xl", si një prodhim i Vizion Plus e Tring Dixhital.

Producenti i Show-t me te suksesshëm te humorit, Turjan Hyska, zbulon disa nga surprizat qe do te nisin nga ekrani ynë qe prej orës 21:45 minuta e deri ne ndërrimin e viteve.

Por, përtej këtyre emocioneve qe organizatoret e spektaklit premtojnë për te gjithë shqiptaret, qe mbrëmjen e vitit te ri do ta ndajnë me Vizion Plus, me siguri, pyetje kryesore është: "A do te vije ai?" Hyska tregon se me ne fund Fatos Nano do ti pergjigjet thirrjes se djemve te "Apartamentit 2XL".

Më poshtë, programi i detajuar i televizioneve kombëtare

Tv Klan

31 dhjetor 2010

12:15 OPINION emision R
15:30 – 16:00 LAJME
16:05 – 17:15 PROMOZONE
emision LIVE special
17:15 – 18:00 POPULLI KENDON 1 speciale
18:10 – 19:20 TAKIMI I PASDITES
emisioni special I fundvitit nga Rudina Magjistari
19:30 – 20:00 LAJME
20:05 – 20:50 KUTIA
game-Show special I fundit per vitin 2010, LIVE me Enkel Demi)
21:00 – 23:55 KENGET E SHEKULLIT! Show 1
(Programi special I nderrimit te viteve nga Pandi Laco, Bledar Laco, Adrian Hila).
00:55 – 00:15 DIREKT NGA SHQIPERIA
(atmosfera festive ne qytetet kryesore te Shqiperise)
00:15 – 00:45 KENGET E SHEKULLIT! Show 2
01:00 – 04:10 KENGA MAGJIKE 2010
nata finale e ndarjes se çmimeve
04:15 – 06:20 DICKA DUHET TE JAPESH
film komedi KLAN KINEMA PREMIERE

1 janar 2011

06:20 – 09:30 GRAMMY AWARDS 2010
ceremonia gala
09:40 – 11:15 ELFI film komedi
11:20 – 15:20 KENGET E SHEKULLIT! R
15:30 – 16:00 LAJME
16:00 – 17:15 PROMOZONE emision LIVE special
17:15 – 18:15 POPULLI KENDON 2 speciale
18:20 – 19:20 TAKIMI I PASDITES emisioni special festiv
19:30 – 19:45 LAJME
19:45 – 20:15 JETA PERRALLORE E YJEVE (showbiz)
20:15 – 23:30 E DIELA SHQIPTARE show LIVE
23:35 – 00:20 VICTORIA’S SECRETS FASHION SHOW 2010 – PREMIERE
00:25 – 02:05 PAS PERENDIMIT film aksion
02:10 – 05:40 OSCAR 2010 ceremonia Gala EKSKLUZIVE

2 janar 2011

05:40 GJENIU I VOGEL 3 nata finale
09:10 TAKIMI I PASDITES emision special R
10:35 HARRY POTTER DHE DHOMA E SEKRETEVE film
13:30 E DIELA SHQIPTARE the best
15:30 LAJME
16:00 E DIELA SHQIPTARE the best
19:30 LAJME
20:05 E KUJT ESHTE KJO KENGE? film dokumentar
21:25 AMERICAN MUSIC AWARDS 2010 PREMIERE
23:35 FJALORI I HESHTUR film romance
01:35 AVENTURAT E PLUTO NESH film komedi
03:00 AKADEMIA E YJEVE 5 nata finale

Top Channel

E premte 31 dhjetor 2010

13:25 Top Story R
15:00 Lajme
15:30 Mall per Memedhene-Urimi i Top Media-s per festat
15:35 Moti
15:40 Select
17:30 Lajme Flash
17:35 Mall per Memedhene-Urimi i Top Media-s per festat
17:40 Moti
17:45 Permbledhje Ditore “Big Brother”
18:20 Pasdite ne Top Channel
19:30 Lajmet
20:00 Mall per Memedhene-Urimi i Top Media-s per festat
20:05 Moti
20:11 Fiks Fare
21:25 2011, Koha Jote Filloi...
02:05 Film “Great Expectations/Shpresa te Medha”
04:05 Finalja Top Fest 7 R
07:02 Film “Mrekulli ne rrugen 34”

E shtunë, 1 janar 2011

07:00 Mrekulli ne rrugen 34
09:00 Lajme
09:15 Mall per Memedhene-Urimi i Top Media-s per festat
09:20 Moti
09:21 Horoskopi
09:27 Serial Vizatimor Avatar
09:54 Serial Vizatimor Spongebob
10:22 Film Bibliotekari 2
12:00 Lajme
12:20 Mall per Memedhene-Urimi i Top Media-s per festat
12:25 Moti
12:30 Filmi Nente muaj
14:20 Cabaret Show 2011, Koha Jote Filloi Pj 1 R
15:00 Lajme
15:20 Mall per Memedhene-Urimi i Top Media-s per festat
15:25 Moti
15:30 Cabaret Show 2011, Koha Jote Filloi Pj 2 R
19:30 Lajmet
20:00 Mall per Memedhene-Urimi i Top Media-s per festat
20:05 Moti
20:12 Fiks Fare
20:56 Big Brother 4
00:30 Lajme
01:00 Mall per Memedhene-Urimi i Top Media-s per festat
01:05 Moti
01:10 Film Wall Street
03:22 EMA-European Music Awards 2009R
05:10 Film Striptease R
07:15 Bota e Magjise 2007 R

E diel, 2 janar 2011

09:00 Lajme
09:15 Mall per Memedhene-Urimi i Top Media-s per festat
09:20 Moti
09:21 Horoskopi
09:27 Serial Vizatimor Avatar
09:56 Serial Vizatimor Spongebob
10:26 Vetem per te qeshur
10:55 Kinemaja e Yjet, 2010
12:00 Lajme
12:15 Mall per Memedhene-Urimi i Top Media-s per festat
12:20 Moti
12:25 Film Si te mashtrosh shefin
14:00 E diell 2011
19:30 Lajmet
20:00 Mall per Memedhene-Urimi i Top Media-s per festat
20:05 Moti
20:12 Fiks Fare
20:56 Film Lindje-Perendim-Lindje
23:00 Lajme
23:30 Mall per Memedhene-Urimi i Top Media-s per festat
23:35 Moti
23:40 VMA Video Music Awards 2010
01:40 Lajme
02:10 Mall per Memedhene-Urimi i Top Media-s per festat
02:15 Moti
02:20 Filmi Ana dhe Mbreti
04:55 Laureus World Sports Awards 2010 R

Vizion Plus

E premte 31 dhjetor 2010

13:00 - Edicioni I Lajmeve
13:20 - Dita Ime - vazhdim
15:00 - Edicion Iformativ
15:40 - Emisioni - Next (Festiv)
16:50 - Lajmet Flesh
17:05 - Emisioni - Ora 5 PM (Festive)
19:00 - Edicioni Qendror i Lajmeve
19:30 - Speciale Informative
20:30 - ByPass Show (Festiv)
21:45 - Apartamenti 2XL - Show i Fundvitit

E Shtunë 1 janar 2011

08:15 - Film per femije - Takim me Babagjyshin
09:40 - Next Festiv - (R)
11:00 - Film - Djali i Mamase
12:45 - Bypass Show (Festiv) - (R)
14:00 - Speciale Informative - (R)
15:00 - Apartamenti 2XL - Show i Fundvitit (R)
17:30 - Sofra Tiranase 2010
19:00 - Edicioni Kryesor Informativ
19:30 - Mos e Beso Po deshe - Special
20.30 - OOPS Special
21:00 - Zef Deda Show
23.00 - Filmi - Kontesha e Bardhe

E Diel, 2 janar 2011

09:30 - Filmi - Nje Gjysh Per Krishtlindje
11:12 - Filmi - Feliksi Shpeton Krishtlindjet
12:20 - Dhimbje dhe Dashuri - Balet
13:30 - Filmi - Liza Ne Boten e Cudirave
15:00 - Edicion Informativ I Drekes
15:30 - Vazhdimi i Filmit
16:30 - Zef Deda Show - (R)
17:30 - OOPS Special - (R)
18:00 - Chic Plus - Special
19:00 - Edicioni Qendror I Lajmeve
19:30 - Perrallat e HOFMANIT - Opera
20:45 - Show Apartamenti 2XL - The Best Of
22:30 - Filmi - Hijet e Se Shkuares

KOMENTE