Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Viti i Ri në burgje: Përfitojnë leje 27 të dënuar burra dhe 15 gra
English

Viti i Ri në burgje: Përfitojnë leje 27 të dënuar burra dhe 15 gra

Tiranë, 31 dhjetor, NOA – Si çdo vit festat e fundvitit sjellin pak lotë gëzimi edhe për të dënuarit në burgjet tona. Por, ashtu si edhe në vitet e shkuara numri i grave të dënuara që kanë përfituar leje për për t’iu bashkuar fëmijëve të tyre në ditët e Vitit të Ri është më i vogël se ai i të dënuarve burra. Këtë vit kanë përfituar leje në bazë të ligjit 8328 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe paraburgosurve”, 27 të dënuar burra dhe 15 gra.

Edhe pse ky lloj diskriminimi është kritikuar në vitet e shkuara duket se edhe këtë vit nuk po vihet në vend, ajo që më së shumti kërkohet sot, barazia gjinore.

Drejtoria e burgjeve informon se atmosfera festive e Vitit6 të Ri ka pushtuar edhe mjediset e të 21 institucioneve të dënimit e ndëshkimit në Shqipëri.

Bëhet e ditur se në këto institucione penitenciare një numër i konsiderueshëm aktivitetesh kulturorë dhe argëtues, janë organizuar në bashkëpunim me organizata të ndryshme jo-qeveritare, të cilat operojnë në këtë sistem.

Pjesë e aktiviteteve janë bërë edhe artistë të mirënjohur të skenës shqiptare, të cilët u kanë përcjellë mesazhe shprese personave me liri të kufizuar.

Programi i institucioneve penitenciare për festat e fundvitit ka parashikuar zgjatjen e orëve të takimit me familjarët, pasurimin e menusë ditore, por edhe dhënien e lejeve për të gjitha nënat që ndodhen në IEVP, të jenë pranë fëmijëve të tyre.

mit/NOA
KOMENTE